Shpëtim Idrizi duke hyrë në selinë e PD-së: Zgjedhjet s’kanë mbaruar akoma!

27/04/2021 14:26

Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cilli ka hyrë në këto zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike, ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë mbaruar akoma.

Pyetje nga gazetarja Kristi Gongo: A e pranoni rezultatin e zgjedhjeve të paktën deri tani?

Idrizi: S’kanë mbaruar zgjedhjet akoma.

Këtë deklaratë Idrizi e bëri ndërsa ishte duke hyrë në selinë e PD-së, pasi do të takohej me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Më herët në PD ka mbërritur edhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, por nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet mes tyre.

Ndërsa gazetarja e “Top Channel”, Kristi Gongo më herët deklaroi se asnjë lëvizje nuk është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe se ky i fundit kishte rreth dy orë që ishte mbyllur në zyrën e PD-së.

Top Channel