Kandidati i PS-së, Damian Gjiknuri i ka bërë sërish thirrje presidentit Ilir Meta që të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen.

Ai theksoi se Meta e groposi edhe më keq LSI-në me deklaratat e dhunshme që ka dhënë.

“Nuk zgjodha të krijoja konflikt ishte vetë presidenti që donte, por ai mori përgjigjen e duhur, meqë ai erdhi bëri fushatë në Vlorë hodhi akuza të padenja,  i rikujtova deklaratën që nëse PS do fitonte 71 mandate ai do të jepte dorëheqjen. Unë e njoh prej kohësh, ai bashkë me tim atë kanë qenë themelues të PS, e gjitha është pjesë e luftës politike, ai nuk e ndihmoi opozitën, por e groposi duke u bërë aktorin luftarak, po të shohësh rezultate e LSI shikohet se sa ka pasur. E falënderoj që erdhi në Vlorë më fuqizoi fushatën që unë t’i tregojë vlonjatëve se kë kemi përballë. Në Vlorë u arrit rezultati më i thellë, afërsisht 58%, numri më i lartë i mandateve, rezultat i ruajtur që nga viti 2017, asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 7. Kemi pasur disa disavantazhe prej mungesës së emigrantëve, pra në gjithë bashkitë e jugut jetojnë emigrantë që punojnë një Greqi, ne morëm 4000 vota në 2017. Janë 4 mijë të garantuara që vinin nga emigracioni, ka edhe vota të pavlefshme si rezultat i ngatërresës, gati 5 mijë vota të pavlefshme që nisin nga proporcionet”, tha Gjiknuri.

Top Channel