Paqartësi në plotësimin e procesverbalit, ndalon numërimi i kandidatëve në Sarandë

27/04/2021 15:56

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Sarandë është pezulluar, pasi komisionerët hasën probleme me procesverbalet.

Sipas gazetarit, Artur Bibe, ata nuk janë të qartë për plotësimin e procesverbaleve dhe kanë njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, deri në një sqarim nga KQZ, nuk do të numërohen votat në KZAZ-në 90 në Sarandë.

Top Channel