Veliaj në njësinë 3: Në finale na bashkon Tirana, na bashkon Shqipëria

27/04/2021 12:46

Nga njësia 3 , ku shpalli një tjetër fitore, Erion Veliaj tha se “na kanë dhen një mandat që do i shërbejmë jo ti përçajmë, sepse besojmë te politika që bashkon prandaj votohemi, prandaj dhe fitojmë.”

Veliaj: Faleminderit të gjithë nga zemra. Jemi këtu për atë që flet vetë me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, për fitoren e njësinë 3 në Tiranë me një grup fantastik të aktivistëve tanë. Dua të falënderoj gjithë burrat dhe gratë dhe ata që shërbyen me gjithë pasion e dinjitet, ata që ishin komisionerë, ata që ishin numërues, ata që ishin patronazhues e që bënë një punë të shkëlqyer.

Jam shumë mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj. Mezi pres që ne t’i rikthehemi menjëherë punës, pas takimit me kryeministrin sot pas orës 6 në një fjalim falënderimi dhe një moment për të përqafuar e për t’i falënderuar të gjithë edhe pse ne jemi organizuar si një fushatë e decentralizuar në të gjitha njësitë, por sot do tokemi mundësinë të jemi të gjithë bashkë por dua të falënderoj Idën për një punë fantastike që ka bërë në njësinë tuaj dhe mezi pres që duke filluar nga sot t’i shtrijmë dorën kundërshtarëve. Ne vërtet mund të kemi bindje të ndryshme por jemi shqiptarë, ndajmë ambicien dhe ëndrrën për familjet tona dhe për qytetin tonë dhe duke Njohur Ildën dhe mirësinë e saj jam i sigurt që do jetë ajo e para që do shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe do i garantojmë gjithë qytetarët e njësisë 3. Na kanë dhen një mandat që do i shërbejmë jo ti përçajmë, sepse besojmë te politika që bashkon prandaj votohemi, prandaj dhe fitojmë.

Do doja që ta fillonim që sot me mirësi, me dashuri, ndoshta për të mjekuar ato plagët e vogla që lë në zemrën e secilit diskutimi dhe debati i fushatës sepse në finale na bashkon Tirana, na bashkon Shqipëria.

Një fitore te njësia 3 për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste, ndërkohë siç e thashë për disa është mëngjes për disa është natën e mirë, me gjithat di t’ju them që për njoftimin që do bëj pas takimit me njësinë nr. 3 ne kemi pritur 20 vite për ta bërë atë njoftim dhe do jetë një njoftim shumë i bukur e do shihemi pas pak minutash.

Top Channel