U shpall organizatë terroriste nga Egjipti, cila është lidhja e Kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit me Forumin Rinor Islamik
11/11 16:26
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij, Edi Ramën, pasi deri më tani rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prilli.
Urimi i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është bërë në gjuhën shqipe, ndërkohë që, kujtojmë se më herët urime për Kryeministrin Rama erdhën edhe nga presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotakis.
Urime për rezultatin ka marrë edhe nga Ministri i Jashtëm Italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini.
Procesi i numërimit të kutive të votimit në vend po i afrohet fundit. Partia Socialiste ka siguruar deri më tani 74 mandate, duke lënë pas Partinë Demokratike me 59 mandate, LSI-në me 4 mandate dhe PSD-në me 3 deputetë.
Top Channel