Veliaj: Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 11, edhe pse bastioni i djathtë i dhanë besimin PS

27/04/2021 17:50

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS në Tiranë, ka falënderuar të gjithë zgjedhësit e PS, njësi e cila në 30 vitet e fundit sipas Veliajt ka qenë e djathtë, por në vite kanë kuptuar që përtej partive është Shqipëria!

Veliaj thotë me tej, se të gjithë demokratët do të kenë mbështetjen e PS dhe se në këtë mandat duhet të jenë të bashkuar për ti shërbyer popullit dhe për të përfunduar investimet dhe të ecin përpara.

Veliaj: Përpara se të bashkohemi në shesh dhe të dëgjojmë fjalën e parë të Kryeministrit, pas rezultateve fenomenale të PS dhe mandatit tonë të tretë, nuk mund të mos dilja dhe një herë të fundit për fitoren që ishte betejë e vështirë, por ne fituam në Laprakë dhe në njësinë 11.

Është njësia që në 30 vitet e fundit ka qenë një njësi tradicionale e djathtë, ku ne respektojmë ata që mendojnë ndryshe nga ne, por në vite kanë kuptuar që përtej partive është Shqipëria. Jam i lumtur që njësi 11 edhe pse bastioni i djathtë na dha besimin për PS. Të gjithë miqtë tanë demokrat duhet të dinë që do gjejnë mbështetje te ne pavarësisht bindjeve. Muaji i ardhshëm duhet të jetë muaji i vëllazërisë, ku ne i shtrimë dorën njëri tjetrin, përqafohemi me njëri tjetrin, ata janë kundërshtarët tanë jo armiqtë tanë. Albana Vokshi nuk është armikja jonë. Sigurisht, a fyhet inteligjenca jonë kur e shikoj që varet kangjellave të shkollës, patjetër! A më vjen mirë që shikoj që bllokon shkollën Jeronim de Rada, patjetër që jo.

Por janë thjesht në partinë e gabuar, në një parti ku zgjedha dhe duhma e Saliut në 30 vjet detyron disa njerëz si Albana që në kushte private sillen si njerëz normal. Këta njerëz kanë vetëm një cent të vogël, që po ishin në kamera shpërfytyrohen, duke e ditur që janë njerëz të mirë dhe s’ka arsye që të mos bashkëpunojmë do të duhet tiu shtrijmë dorën dhe tu themi që ka ardhur koha ti shërbejmë Laprakës, Institutit, ti mbarojmë investimet në rrugë, vetëm kështu ecim përpara. Falënderoj të gjithë ata që në dhanë besimin, përsa kohë që është bastion i djathtë nuk ishin vetëm votat e të majtëve.

Top Channel