Pamjet/ Flakë dhe tym i zi nga dritarja, apartamenti në Korçë përfshihet nga zjarri

27/04/2021 16:51

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si zjarri masiv del nga kati i pestë i pallatit dhe mbulon vendin me tym.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa mbetet e paqartë përse është shkaktuar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Top Channel