Burri dilte me 30 të dashura të ndryshme, për të marrë ‘dhurata ditëlindjeje’ gjithë vitit (fotot)

27/04/2021 04:15
Romantiku manipulues (Foto: Newsflash)

Një manipulues japonez është arrestuar pasi kishte nisur lidhje romantike me të paktën 30 gra të ndryshme, me qëllim që të merrte dhurata ditëlindjeje gjatë gjithë vitit.

39 vjeçari Takashi Miyagawa akuzohet për mashtrimin e grave duke u thënë secilës një datë të ndryshme ditëlindjeje, në mënyrë që të kishte një rrjedhë të vazhdueshme dhuratash apo kartolinash.

Ditëlindja e tij e vërtetë është 13 nëntori, por burri i fiksuar kishte caktuar data të rreme ditëlindjesh per “adhurueset” e tij, nga të 12 muajt e vitit.

Gënjeshtra e tij mori fund kur gratë të mashtruara u bashkuan dhe e raportuan atë në polici në shkurt. Ato raportuan se Miyagawa, nga rajoni japonez i Kansai, kishte përfituar prej tyre 100,000 jen ($ 800) në dhurata ditëlindjeje, rroba dhe para të thata.

Një prej grave, 47 vjeçe, besonte se ditëlindja e Miyagawa ishte 22 shkurti, kurse një 40-vjeçareje i kishte thënën se kishte lindur në prill. Autoritetet besojnë se ka të tjera viktima që kanë rënë pre e “mashtrimit”.

Miyagawa ishte njohur me të gjitha gratë nga puna e tij me një kompani marketingu, e cila shet dushe e pajisje hidrosanitare, raporton rrjeti SoraNews 24. Të gjitha gratë besonin se rrjedhimisht do të martoheshin me Miyagawa, pa e kuptuar se ishin pjesë e planit të tij dinak, të kthyer në një “modus viventi”.

FOTO GALERI
1/3
Një japonez është arrestuar pasi niste nisur lidhje romantike me të paktën 30 gra të ndryshme

Top Channel