Kandidatja e PS-së në Shkodër, Bilali për Top Channel: E kënaqur me rezultatin

27/04/2021 13:10

Kandidatja e PS-së për qarkun e Shkodrës, Edona Bilali tha për gazetarin e Top Channel, Klodian Zhivani se është rezultat i kënaqshëm për PS-në.

Ajo falënderoi qytetarët për qetësinë e treguar në këtë qark duke theksuar se Shkodra ka bërë diferencën.

“Jam tepër e kënaqur, qeverisja e PS do të bëjë maksimumin, vëmendja ime dhe e PS është e përqendruar njësoj si të kishin nxjerrë më shumë. Mendoj që Shkodra ka bërë diferencën dhe u jam mirënjohëse qytetarëve. Shkodra ka bërë diferencën, çdo gjë po shkon qetë nuk kemi asnjë incident, shpresoj që këtë qetësi ta ruajmë deri në fund”, tha ajo.

Top Channel