Alarmohet garda në sheshin “Skënderbej”, ngrihet droni një orë para fjalës së Ramës

27/04/2021 17:14

Garda është alarmuar në sheshin “Skënderbej” pasi është ngritur një dron.

Ngritja e dronit është bërë një orë para nisjes së fjalës përshëndetëse të kryeministrit Edi Rama në shesh.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se droni ka mbërritur deri në perimetrin ku do të mbajë fjalën Rama dhe është pikasur nga grupet e vëzhgimit dhe kolegët e tyre kanë lokalizuar ngritësit e dronit.

Ata ishin një grup personash që po qëndronin tek shkallët e muzeut kombëtar. Të gjithë janë pyetur për identitetin dhe arsyen përse kanë ngritur dronin.

Top Channel