Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një artist ka përdorur aftësi të pabesueshme të ngjyrimit të trupit, për të fshehur modelen e tij duke e bërë atë njësh me sfondin natyror ku pozon.
Modelet u pikturuan në trup me kujdes për t’u vendosur më pas në një sfond piktoresk natyror ku u përzien në mënyrë të padukshme me rrethinat e tyre.
Autor i imazheve është artisti gjerman Jörg Düsterwald, 54 vjeç, i cili njihet për punime artistike, reklamime dhe fushata marketingu, ndërsa ka përdorur ngjyrimin e trupit prej më shumë se 20 vjetësh.
Ai realizon imazhet e tij në vendndodhje të ndryshme të Gjermanisë, dhe me to po përfaqëson muajt e sezonet në kalendarin zyrtar të vitit 2021.
Provojeni të zbuloni ku ndodhet modelja e fshehur nga artisti, dhe më pas konsultoni observimet tuaja me përgjigjet në foton e fundit …
Top Channel