La “me gisht në gojë” Taren/ Reagon babai i David Silva-s: Nuk ka pasur marrëveshje, ja si qëndron e vërteta

18/08/2020 18:22

Lajmi se David Silva ka firmosur për pesë sezone me ekipin e Lazios, padyshim gëzoi çdo tifoz të ekipit. Mirëpo ditën e djeshme e ardhmja e mesfushorit mori një rrjedhë tjetër, ai njoftoi rikthimin në Spanjë, në radhët e Real Sociedat.

Ish-legjenda e Manchester City, ka firmosur një kontratë tre vjeçare me spanjollët, ku do të fitojë në total 30 milionë euro përfshirë dhe bonuset. Drejtori i sportive i klubit lacial, Igli Tare, nuk e priti mirë këtë lëvizje të rrufeshme të Silva-s dhe u shpreh se mesfushori mund të jetë një futbollist mjaft cilësorë, por si një njeri vlen hiç gjë. Nuk vonoi shumë dhe ka ardhur një replikë e babait të Silva-s, David Jimenez, i cili këmbëngul se asnjë marrëveshje nuk ishte arritur me italianët dhe se Silva është i habitur me reagimet.

 

“Ne kishim kontakte me Lazion, me Real Sociedadin dhe ekipe të tjera, por në fund djali im vendosi të shkoj në Sociedad. Në asnjë moment tentativa me Lazion nuk ishte mbyllur. David është i habitur me reagimin e Lazios. Të gjithë vendosin ku është më e mira. Lazio gjatë gjithë tentativës ka biseduar me menaxherin, por jo me vetë David-in. Prandaj nuk e kuptoj pse flasin për Silvën si njeri, kur ai nuk arriti asnjëherë marrëveshje me ekipin lacial”, u shpreh babai i mesfushorit.

 

Top Channel