Duket si makthi më i keq i mundshëm; një tualet publik që ofron mundësinë e bekuar të çlirimit, por që çuditërisht është krejt transparent.

Ky, në fakt, është dizajni i disa tualeteve publike që janë hapur së fundmi në parqet publike në Tokjo. Tualetet transparente, të krijuara nga arkitekti që ka fituar çmimin Pritzker, Shigeru Ban, dhe shumë projektues të tjerë, janë bërë me një xham smart që bëhet sidoqoftë jo transparent, i errët, në momentin kur dikush hyn brenda.

Këto tualete u hapën këtë muaj në pesë vende në lagjen Shibuya të Tokjos, në kuadër të një projekti të financuar nga organizata jo qeveritare. Duke lënë mënjanë risinë, projektuesit thonë se ka elementë të rëndësishëm praktikë pas këtyre tualeteve të pazakonta.

Kryesisht dy janë shqetësimet në lidhje me tualetet publike. I pari, sa i pastër është brenda, dhe e dyta, çfarë të pret brenda. Duke përdorur këtë teknologji, pra transparencën kur tualeti është bosh, dhe errësimin, kur dera e tij mbyllet, njerëzit mund të verifikojnë gjendjen para se të shpenzojnë qoftë edhe një qindarkë…Tualetet hi tech të Japonisë, kanë qenë në fakt prej kohësh një atraksion për vizitorët në vend. Toto, një prodhues vendas, tani i ka pajisur tualetet e tij me opsionet larje-tharje, ngrohje e ulëses dhe kapakë që hapen e mbyllen automatikisht.

Top Channel