Mbledh fonde për Libanin, Mia Khalifa nxjerr në shitje syzet që përdorte në filmat për të rritur

18/08/2020 17:55

Edhe një objekt që s’do ta çonit kurrë ndërmend mund të mbledhë para për një kauzë të caktuar.

Këtë ka vendosur të bëjë ish-pornostarja Mia Khalifa, e cila ka nxjerrë në ankand syzet që përdorte në filmat me pullë të keqe, për të mbledhur sa më shumë të ardhura për t’ia dhuruar Libanit, pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut që la pas shumë viktima e dëme material.

Mia Khalifa, aktiviste libano-amerikane dhe një nga aktoret më të kërkuara të të gjitha kohërave, do t’i dërgojë paratë për Kryqin e Kuq në Liban.

27-vjeçarja postoi fotot në eBay, ku komentet ishin të shumta nga fansat për syzet që ajo përdori gjatë karrierës së saj të shkurtër por me shumë bujë në vitin 2014.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel