E enjte, 24 Shtator 2020
16:14
Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi: Do të jem kurdoherë zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti e akademiku

Ministrja e re e Arsimit në vend Evis Kushi, pasi u betua në presidencë me an të një postimi tha se ky post është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punojë çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin e saj më të lartë.

15:57
Kjo është karakteristika më joshëse e secilës shenjë të horoskopit

Yjet dhe hapësira qiellore mund të flasin shumë për karakterin dhe pamjen tuaj fizike.

15:54
Izraeli shpreson të nënshkruajë marrëveshje paqeje me një vend tjetër arab

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se shpreson që Izraeli brenda “disa javësh” të nënshkruajë marrëveshje normalizimi edhe me një vend tjetër arab.

15:49
Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet

Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Evropian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit.

15:47
Britania vendos kufizime të reja për Covid-19

Britania u bë vendi më i fundit evropian që vendosi të mërkurën kufizime të reja për grumbullimet e njerëzve pas një rritje të mprehtë në nivelet e transmetimit të koronavirusit. Numri i rasteve të reja është pothuajse dyfishuar çdo javë – dhe zyrtari më i lartë për shëndetësinë ka paralajmëruar për 50,000 infeksione të reja çdo ditë nëse vazhdon kjo prirje. Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, me mbi 41,000 viktima.

15:44
“Sisi vrau fëmijët tuaj”/ Çfarë po ndodh në Egjipt

Vazhdojnë protestat në qytetet Giza dhe Asyut të Egjiptit kundër regjimit të cilat filluan më 20 shtator si rezultat i thirrjes së bërë nga kontraktori opozitar egjiptian, Mohamed Ali që jeton në mërgim në Spanjë.

15:44
Kuvendi rrëzon 3 dekrete të Presidentit Meta

Kuvendi ka rrëzuar 3 dekrete për kthim të Presidentit Ilir Meta.

15:40
Lajm i mirë nga Kosova, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 63 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 592 mostrave.

15:38
Betohet Ministrja e re Arsimit, Evis Kushi

Ministra e re Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi është betuar në ambientet e Presidencës gjatë mesditës së sotme.

15:34
Më 30 nëntor, Turqia dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të

Turqia, e cila është një nga 30 vendet që posedon satelitë, më 30 nëntor do të dërgojë në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të të komunikimit Türksat 5A.

15:32
Memorandumi i UET/ Nënshkruhet me Kolegjin profesional të Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës, këtë të enjte, prej 15 vjetësh ne treg, firmosi një memorandum bashkëpunimi për një plan te përbashkët zhvillimi strategjik, me Kolegjin Profesional të Tiranës, themeluar para 5 vjetesh, me të cilin synohet që cilësia e këtyre dy institucioneve te ngrihet nje nivel me lart.

15:28
Identifikohet autori i atentatit/ Kamerat zbulojnë një 30-vjeçar që ndiqte Preng Gjinin

Situata e kriminalitetit në kryeqytet si dhe disa ngjarje të bujshme nën hetim ka bërë bashkë në një tryezë kryeprokuroren Elizabeta Imeraj, Drejtorin e Policisë, Rebani Jaupaj dhe shefat e komisariateve.

15:26
Flamur Noka ikën nga Kukësi, Të shtunën votimi për të zgjedhur kandidatët e PD në qark

Demokratët e Kukësit,  Hasit dhe Tropojës, do t’u drejtohen të premten kutive të votimit për të zgjedhur për herë të parë kandidatët  e  preferuar për deputet, të drejtë ekskluzive  të cilën  më parë e ka patur vetëm kryetari i partisë.  

15:24
Në shtëpi të re pas tërmetit/ I jepen çelsat e shtëpisë dy familjeve në zonën e Kasharit

Në zonën e Kasharit, në kryeqytet dy shtëpi te shembura nga tërmeti i 26 nentorit; ajo e Selman Aluku me 9 anëtarë, si dhe shtëpia private e Myrteza Hyka, me 3 anëtarë janë tashmë në fazën finale të rindërtimit dhe brenda dy javësh këto familje do të marrin në dorë çelësat.

15:23
Pamje ekskluzive/ Snajperat rrethojnë banesën e 71 vjeçarit

Forcat Renea, Shqiponjat dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën ku ndodhet 71-vjeçari i cili ka qëlluar ndaj Policisë.

15:21
Bjellorusët s’i ndahen Vlorës/ Sa del dielli, në plazh edhe ukrainasit me pushime në Shqipëri

Edhe pse fund shtatori dhe pas dy ditëve me shi dhe ulje temperaturash, plazhet e Vlorës vijojnë të frekuentohen jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt, kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia.

15:19
Lehtësohen profesionet e lira/ Heqja e taksave, kontabilistët: Mund të abuzojë biznesi i madh

Profesionet e lira janë kategoria kryesore që pritet të përfitojë nga masat e qeverisë për lehtësimin e barrës fiskale me zerimin e tatim fitimit dhe atë të TVSH-së për bizneset e vogla.

15:16
5 vende fantastike ku mund të bëni një dasmë mbretërore!

Kopsht gjigant, kështjellë dhe shatërvane mbresëlënëse.

15:13
Ngjarje e rëndë në Dibër, elektriçisti humb jetën teksa punonte

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Hotesh të Dibrës, ku është konstatuar pa shenja jete një elektriçist.

15:13
Hajdari: Rama gënjeu për listat/ Debat në kuvend, opozita e re kërcënon me bojkot

Opozita parlamentare vendos nën presion shumicën qeverisëse të cilës i duhen 84 vota të cilat nuk i ka,  për amendimet e kodit zgjedhor ku përfshihen listat e hapura dhe pragu elektoral. Rudina Hajdari e mbështetur edhe nga Muslim Murrizi u angazhuan për të bojkotuar seancën nga ku do të diskutohen këto ndryshime,  nëse listat nuk hapen 100% dhe pragu elektoral të vendoset 1% nga 3 % propozuar nga socialistët.

15:09
6 tërmete në një natë/ Lëkundja me e fortë 4.6 rihter pranë Cërrikut

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

15:07
Pranohen 4 kërkesat e mjekëve/ Rritja e pagesës, sigurim i jetës dhe kushte më të mira pune

Protesta e paralajmëruar e mjekëve sot nuk u mbajt, dhe një përfaqësi e tyre u takua me përfaqësuesit e qeverisë që pranuan të gjitha kërkesat.

15:01
Ekskluzive/ Dosja e Hagës! Akt-akuza e detajuar ndaj Hashim Thaçit

125 faqe të dosjes së Hagës i kushtohet asaj që prokurorët e kanë quajtur “përgjegjësia kriminale e të akuzuarve.  Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar kësaj dosje, thotë se: Akt-akuza ngrihet mbi atë që njihet si  “Joint criminal enterprise” Sipërmarrje e përbashkët kriminale”  për të cilën prokurorët special mbërrin në këtë përfundim.

14:59
Koronavirusi/ Kina heq ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend

Kina bëri të ditur se ka hequr ndalesën për hyrjen e shtetasve të huaj në vend që janë jashtë ndërsa kanë vizë dhe leje qëndrimi në Kinë, të cilën e vendosi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

14:54
Pas takimit me ambasadorët e BE, Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca, Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjete sociale shkruan se iu ka përcjellë disa nga shqetësimet për plotësimin e 6 kushteve të BE.

14:51
Vendet e Vishegradit kundërshtojnë sërish politikën e BE-së ndaj migrimit

Disa shtete në lindje të Evropës kanë kundërshtuar planin e ri për migrim të Komisionit Evropian, duke thënë se duhet të jetë më i ashpër.

14:51
Pamjet/ Në gatishmëri për të shtënë, ja si e ka rrethuar RENEA, 71-vjeçarin e ‘pabindur’ me automatik

RENEA, FNSH dhe Shqiponjat e Elbasanit, kanë rrethuar banesën nga ku 71-vjeçari Lefter Zhidru po qëllon ndaj tyre.

14:39
Sindikata e mjekëve 90 minuta takim në Kryeministri, por cilat ishin kërkesat e tyre?

Pas takimit në Kryeministri, sindikata e mjekëve morën mbështetjen e ministres Manastirliu për përmbushjen e 4 kërkesave të tyre.

14:34
Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër

Zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po përgatisin publikun amerikan për një lloj të ri të skenarit më të keq për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, një vërshim dezinformimesh në orët menjëherë pas mbylljes së votimeve, duke hedhur dyshime mbi rezultatet dhe vetë procesin, ndërsa votuesit do të jenë në pritje të mësojnë se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

14:33
Fotot/ RENEA mbërrin me ‘Sniper’, 71-vjeçari në Elbasan vijon të qëllojë me automatik…

ELBASAN- Lefter Zhidru, 71- vjeç, vijon të qëllojë mbi policinë.

14:27
​BE kërkon shtrëngim të masave dhe kontroll të vatrave të reja me Covid-19

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të forcojnë urgjentisht masat për të kontrolluar vatrat e reja të epidemisë dhe për të shtypur valën e re të koronavirusit.

14:25
“Pres kodifikimin e ‘5 Qershorit'”, Meta: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.

14:21
Bayern vs Sevilla/ Formacionet e mundshme për Superkupën e Evropës

Sonte në ora 21:00 luhet Superkupa e Evropës mes gjigandit bavarez, Bayernit dhe ekipit spanjoll Sevilla.

14:17
Apeli i këngëtares Përbasha: Më ndihmoni me një shtëpi të re

Këngëtarja e këngëve popullore Luljeta Përbasha ishte e ftuar në “ Shqipëria Live” për të rrëfyer gjendjen ku ndodhet ajo tani.

14:17
Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, por s’keni sjell asnjë draft!

Duke folur nga Parlamenti, kreu i grupit socialist, Taulant Balla është shprehur i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit.

14:09
Qëllon ndaj policisë dhe plagos dy kalimtarë, ky është “gangsteri” 71-vjeçar në Elbasan

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

14:07
Pamjet nga vendi i ngjarjes/ I armatosuri vijon të qëllojë ndaj policisë, RENEA mbërrin në zonë

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Mësohet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të policisë por për pasojë, plumbat kanë kapur dy kalimtarë të rastit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

14:05
Megan ne politikë…/ Trump: Nuk jam fans i saj, i uroj shumë fat princit Harry

Pasi është çliruar nga titujt mbretërorë, ka kthyer sytë nga politika. E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

14:02
Momente sikleti në dasmë/ 16 fotografi, më të vërteta se kurrë!

Në fotografitë e Ian Weldon-it nuk ka vend për “hipokrizi”. Harrojini fotografitë e mirëkuruara dhe bëhuni gati të shihni atë çka ndodh vërtet gjatë një ceremonie martesore.

14:01
Pastrim parash/ Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $, ka thyer ligjin 23 milionë herë

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

14:00
“Do nxjerr provat”/ Trondit virologia kineze: OBSH bashkëpunon me Kinën, COVID u krijua në laborator

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”. Është kjo deklarata e fortë e bërë nga virologia kineze, Li-Meng Yan, e cila e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale.

13:54
Të kapura në momentin perfekt/ Foto që meritojnë medalje!

Ajo çka në dukje nis si një shkrepje e zakonshme e aparatit fotografik apo celularit përfundon në një kryevepër të vërtetë.

13:52
Njerëzit që janë turpëruar para të gjithëve, 10 fotot që kanë çmendur rrjetin

Bota moderne ka një marrëdhënie të çuditshme dhe të ngushtë me rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e gjërave që ndodhin fillimisht postohen aty dhe më pas shpërndahet masivisht edhe në media.

13:48
Fitness në moshë te thyer, njihuni me gjyshen 70-vjeçare më në formë! (FOTO)

Chen Jifang shkon në palestër çdo ditë, dhe qëndron atje për të paktën dy orë, e këtë e provon edhe fiziku i saj.

13:40
Plas arma në Elbasan! 71-vjeçari qëllon mbi policinë! Plagosen dy kalimtarë…

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

13:38
Prodhuesit e makinave padisin Trump për taksat mbi Kinën

Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.

13:34
Kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dy shtetas ranë në pranga në Vlorë për kultivim të kanabisit.

13:32
Pjesëmarrje në grup terrorist/ OFL në Krujë e në Divjakë! Kush janë 5 personat që duhet të justifikojnë pasurinë, mes tyre dy gra

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 personave të cilët kanë të shkuar kriminale.

13:28
Trafikoi drogë në Kosovë/ Arrestohet 48-vjeçari nga Mirdita, i shpallur në kërkim (EMRI)

Ka rënë në pranga një 48-vjeçar nga Mirdita, i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

13:20
Rindërtimi i Kasharit/ Ringrihen dy shtëpitë e para të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit

Rindërtimi i banesave individuale të qytetarëve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit po vijon me ritme të avancuara edhe në zonën e Kasharit, në kryeqytet.

13:17
Policia sekuestron 324 mijë prezervativë të përdorur/ Vietnam, paketoheshin sërish dhe shiteshin si të rinj

324 mijë prezervativë të përdorur janë sekuestruar nga policia vietnameze, të cilët pas pastrimit janë shitur sërish.

13:09
Sozia e Selena Gomez: Ja çfarë do të bëj nëse kam sukses…

Lynda Merdji i ka qëllimet e qarta! Bukuroshja algjeriane, e cila mori famë për shkak të ngjashmërisë së saj të frikshme me Selena Gomez, ka zbuluar për Top Channel dëshirën e saj më të madhe.

13:07
​Hoti arsyeton shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive shqiptare: Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë

Pas njoftimit mbrëmë se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për javën e parë të tetorit për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk ka ndonjë arsye tjetër për këtë vendim dhe se agjendën e qeverisë e cakton vetëm ai.

13:01
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Mblidhet grupi i punës, diskutojnë propozimet e mbërritura në kuvend

Gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje është zhvilluar mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

13:01
Produktet bio ushqejnë organizmin – Si të zgjidhni të duhurat

Diskutimi mbi ushqimin bio (biologjik) po fiton rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë.

12:58
‘Nëse nuk miratohet, bojkotojmë’/ Drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%…

Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

12:53
Presidenti Meta takim me Sorecën dhe ambasadorët e tjerë të BE

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca.

12:49
“Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreanojugor”

Një zyrtar i Koresë së Jugut i zhdukur u qëllua për vdekje nga Koreja e Veriut dhe trupi i tij u dogj, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

12:49
Tropojë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortës, arrestohet 33 vjeçari

Pas arrestimit të një personi që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes në Berat, një tjetër person është arrestuar në Tropojë për të njëjtin veprim gjatë ditës së sotme(24.09.2020).

12:45
Prokuroria e Specializuar kryen arrestimin e parë në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, tha të enjten se është arrestuar Sali Mustafa, në bazë të një urdhër arresti të saj dhe akuzës së konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Gjykatës së Posaçme.

12:42
Shefi i shëndetësisë në Afrikë përgëzon kontinentin për menaxhim të Covid-19

Udhëheqësi i Qendrave të Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ka përshëndetur shtetet afrikane për menaxhim të shkallës së përhapjes së koronavirusit të ri.

12:41
Pas stuhive, nxirret një krijesë misterioze në Meksikë (Video)

Punëtorët që pastronin sistemin kullues nëntokësorë në Meksiko u tronditën kur zbuluan një krijesë gjigante në tunelet e ujërave të zeza.

12:37
“Trump nuk është ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit”

Ish-kreu i inteligjencës së Arabisë Saudite, princi Turki al-Faisal ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk është një ndërmjetës i ndershëm midis botës arabe dhe Izraelit.

12:31
Cakaj merr pjesë në CEI: Shqipëria punë përmbajtësore për forcimin e bashkëpunimit rajonal

Sot u zhvillua mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

12:30
Tjetër arritje për Arilena Arën, zgjidhet si një nga 8 vajzat më me influencë në botë për “Milan Fashion Week”

Si çdo vit do të mbahet eventi i rëndësishëm i “Milan Fashion Week”, i cili kësaj radhe i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong.

12:28
Europa League, sot në fushë Shkëndija dhe Drita

Futbolli i trojeve shqiptare vazhdon të ketë përfaqësuesuesit e tij në raundin e tretë të Europa League.

12:28
Kryeministri Trudeau: Kanadaja është në valën e dytë të pandemisë Covid-19

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se vendi i tij është në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

12:26
Suarez lë Barcelonën, kalon zyrtarisht tek Atletico Madrid

Luis Suarez  i thotë zyrtarisht lamtumirë Barcelonës. Sulmuesi uruguajan që është në mes të një hetimi për cështjen e testimit të gjuhës italiane, arriti që të zgjidhë problemin e së ardhmes sportive të tij teksa në sezonin e ri ai do të vihet nën urdhrat e Diego Pablo Simeones te Atletico Madrid.

12:19
Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, identifikohet një person i dyshimtë! Kamerat e kapën teksa…

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit më 15 shtator të këtij viti.

12:18
Meta rishpall për herë të tretë thirrjet për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka rishpallur për herë të tretë thirrjet për plotësimin e e vendit vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit përpara kohës të mandatit të ish gjyqtarit Besnik Imeraj.

12:15
Maqedonishtja s’ekziston! Sofja, bllokadë Shkupit për në BE

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.

12:11
“I thashë PO”/ Mark Frroku propozon Rudina Dembacajn për martesë

Ish-deputeti Mark Frroku ka propozuar për martesë partneren e tij, moderatoren Rudina Dembacaj, lajm ky i bërë me dije nga vetë kjo e fundit.

12:10
Protestat e dhunshme në SHBA, plagosen dy oficerë policie

Dy oficerë policie janë qëlluar në mesin e protestave të mëdha në qytetin amerikan të Luisvillit, pasi juria në një gjykatë vendosi se asnjë polic nuk do të përballej me akuza për vrasjen e një gruaje afro amerikane, të paarmatosur, Breonna Taylor.

12:05
Asosacioni, Hoti: Kjo temë është mbyllur, nuk e hapim sërish

“Sa i përket Asociacionit, kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013, kjo nuk është temë që do të hapet në procesin e dialogut, nuk e di a do të mbahet takimi i radhës në Bruksel”, ka thënë kryeministri Avdullah Hoti.

12:01
Manastirliu pas takimit me mjekët: Jemi në anën e së njëjtës ‘llogore’…

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas takimit me një përfaqësi të sindikatës së mjekëve tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në grupe teknike dhe se urat e komunikimit janë të konsoliduara prej kohës.

11:59
Takim në Stamboll/ Turqia e Greqia, gati për dialog

Presidenca turke ishte e para, që pranoi se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpimet dhe kërkimet e gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

11:58
Operacioni ” Perimetri”/ Po transportonin 4 emigrantë, arrestohen 2 persona

2 shtetas ka rënë në pranga në kuadër të operacionit “ Perimetri” nga Policia e Korçës.

11:57
Bashkia i ndihmoi me bursat e studimit, Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit të vrarë në protestën e 21 Janarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.

11:54
Rritet bilanci i Covid-19, mbi 975 mijë viktima në botë

Bilanci i viktimave të koronavirusit në nivel global, ka kapërcyer tashmë 975 mijë.

11:47
Hajdari: Listat të hapen 100%, dorëzojmë draftin e firmosur në Kuvend! Nëse nuk miratohet, të gatshëm të bojkotojmë…

Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se opozita po përgatit një draft ku kërkon hapjen 100% të listave. Sipas saj në këtë draft janë integruar të gjitha kërkesat e tyre si dhe janë shtuar kërkesa të tjera.

11:44
Debati për listat dhe koalicionet, Kim: Çdo propozim pas marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë me mirëbesim!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur me debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet.

11:44
E papritur! Propozimi për martesë shkon ters, çiklisti përplas fotografen (VIDEO)

Incident gjatë propozimit për martesë; një situatë e tillë e sikletshme ndodhi në New York, saktësisht mbi urën e Brooklyn-it.

11:43
IKMT nis prishjet në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve pranë fushës së helikopterëve, Farkë.

11:42
“Partia Komuniste…”/ Ruçi përjashton nga salla e Kuvendit, deputetin Adriatik Alimadhi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga salla deputetin Adriatik Alimadhi . Debatet mes Ruçit dhe Alimadhin lindën as akuzave që ky i fundit hodhi ndaj Partisë Socialiste duke thënë se ka ndryshuar vetëm emrin dhe në fakt quhet partia komuniste.

11:38
Prodhues të makinave padisin Qeverinë e SHBA-së për taksat ndaj Kinës

Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.

11:34
Brukseli e Uashingtoni: Betimi i Lukashenkos, ilegjitim

“Betimi i Aleksandër Lukashenkos, si president i Bjellorusisë, nuk është legjitim”.

11:30
Mark Ellis: Rrjedhja e dokumenteve sekrete nga Haga mund ta rrezikojë punën e gjykatës

“Mendoj se është një krizë e vërtetë” , me këto fjalë e komenton rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve nga Prokuroria e Specializuar në Hagë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, dhe ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare.

11:30
FOTO/ Japonia ndërton robotin gjigant, peshon 24 tonë dhe është 18 metra i gjatë

Një robot gjigant, i bazuar në një karakter nga një seri klasike e animuar, është testuar në qytetin japonez Yokohama.

11:26
Ruçi: Të zbatohet me rigorozitet vendimi i Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Në përgjigje të shqetësimit te deputetit Korab Lita, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kërkon përshpejtimin e punës se grupit që po punon për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

11:25
Gramsh/ Po transportonte 6 emigrantë sirianë, arrestohet një polic burgjesh

2 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme (24.09.2020) nga Policia e Gramshit.

11:20
Fauci në listën e “Time”, ndër njerëzit më me shumë ndikim

Kur Covidi u bë një emergjencë, miliona njerëz dinin kujt ti drejtoheshin: doktorit Antony Fauci.

11:18
Afro 20 mijë viktima/ Koronavirusi, si është situata në Rusi

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.128.836, ndërsa bilanci i viktimave në 19.948.

11:17
‘4 kërkesat u panë të drejta…’/ Protesta e mjekëve, reagon Manastirliu: Qeveria vullnet për të përmbushur pikat…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu është shprehur se gjatë javë tjetër do të fillojnë takimet me përfaqësues të mjekëve për dhënien zgjidhje për 4 pikat që ata kërkojnë.

11:10
Flet avokati i pedagogut të arrestuar: Dinos nuk i është gjetur asnjë kartëmonedhë në euro, ishtë në përgjim prej 1 muaji

Pas arrestimit të pedagogut të Universitetit të Korçës, Alket Dino i cili akuzohet për rryfshet ka folur edhe avokati i tij mbrojtës Nevzat Tarelli i cili është shprehur se pedagogu Dino nuk ka lidhje me rastin e korrupsionit pasi rezultatet e provimit janë mbyllur para një jave dhe se pedagogu nuk ka asnjë mundësi që të ndërhyjë në sistem për të ndryshuar notën.

11:07
Hajdari akuza Ramës për Listat e Hapura: Mashtrim i madh…

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për sa i përket listave të hapura.

11:05
‘Mbaje gojën…’/ Spiropali i kundërpërgjigjet ashpër Rudina Hajdarit: Nuk ke dalë nga vota por nga lista e PD-së…

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Rudina Hajdarit i ka kërkuar që të bëjë kujdes me deklarata që lëshon. Spiropali më tej ka shtuar se Hajdari nuk ka dalë nga vota e popullit por nga listat e PD-së.

11:02
Mbyllet protesta e mjekëve në QSUT! Një përfaqësi në kryeministri, në takim Manastirliu dhe Joti

Mbyllet protesta e bluzave të bardha në QSUT!

10:54
Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë

Në seancën e ditës së sotme të parlamentit të Shqipërisë, deputeti Halit Valteri deklaroi në fjalën e tij se shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politike, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

10:52
Deputeti i opozitës: Të mos humbasim kohë për Kodin Zgjedhor! Ruçi porosit Ballën: Kjo javë…

Deputeti i opozitës Korab Lita, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor, për të cilin maxhoranca ka vendosur që të arrihet një konsensus deri më 30 shtator.

10:51
Merr fund skandali gjyqësor i Loredanës, mes saj dhe çiftit zviceran tashmë mbizotëron paqja

Pas rikthimit të bujshëm në Instagram me publikimin e albumit të ri muzikor “Medusa”, Loredana na jep një tjetër lajm të mirë.