Situata e kriminalitetit në kryeqytet si dhe disa ngjarje të bujshme nën hetim ka bërë bashkë në një tryezë kryeprokuroren Elizabeta Imeraj, Drejtorin e Policisë, Rebani Jaupaj dhe shefat e komisariateve.

Por ngjarja e cila u bë dhe shkak që në të gjithë vendin të kthehen postblloqet dhe aksionet blic është shpërthimi me tritol në Tiranë i ndodhur pak ditë më parë ku mbeti i plagosur Preng Gjini. 27 kamera sigurie janë kqyrur deri më tani dhe në disa prej tyre hidhet dritë mbi identitetin e autorit, i cili ndonëse mban kapele, të dhënat fizike te tij dalin zbuluar në një lokal.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara tregojnë se menjëherë pasi realizohet shpërthimi, në këtë rrugë, autori që është i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë teksa në krah mban një çantë të kuqe  largohet në këmbë.

Ai është i moshës rreth 30 vjeç, ndërkohë që një kamera tjetër në një lokal e tradhton autorin i cili vëzhgon shënjestrën kur ai po pi kafe dhe pak përpara se të marrë makinën e të afërmit, ku dhe ishte instaluar eksplozivi. Burimet e Top Channel shtojnë se kamarieri i deklaron grupit të hetimit se shtetasi e pyeti në italisht për një adresë. Megjithatë prokuroria dhe policia dyshojnë se ai mund te jetë lidhje e Reçëve, që janë fisi kundërshtar i Preng Gjinit dhe që i hynë serialit të vrasjeve pas prishjes së pazareve të drogës.

Top Channel