“Sisi vrau fëmijët tuaj”/ Çfarë po ndodh në Egjipt

24/09/2020 15:44

Vazhdojnë protestat në qytetet Giza dhe Asyut të Egjiptit kundër regjimit të cilat filluan më 20 shtator si rezultat i thirrjes së bërë nga kontraktori opozitar egjiptian, Mohamed Ali që jeton në mërgim në Spanjë.

Sipas rrjeteve sociale dhe uebfaqeve të lajmeve opozitare të regjimit, thuhet se protestat kundër qeverisë së presidentit Abdel Fattah al-Sisi kanë vazhduar edhe mbrëmë në rajonin El-Iyad të qytetit Giza.

Në kuadër të protestave të emërtuara si “Kryengritja e shtatorit”, qindra persona dolën mbrëmë në rrugë në rajonin Kirdase në perëndim të kryeqytetit, Kajro. Protestuesit brohoritën me slogane “Sisi vrau fëmijët tuaj”, “Sisi ua prishi shtëpitë” dhe “Sisi ua shiti ujin”.

Protesta të ngjashme u organizuan edhe në qytetin Asyut në jug të vendit, të cilët mbajtën parulla kundër Sisit.

Në pamjet e filmuara me celularë të disa protestuesve në letër është shkruar “23 shtator 2020” ose kjo është shprehur për të theksuar datën e protestave.

Në Kajro dhe Giza, policia ka marrë masa intensive të sigurisë ndërsa në disa rajone është përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ndërkohë në median që përkrah regjimin egjiptian u bënë lajme se në vend mbizotëron më shumë qetësia se “njerëzit nuk iu kanë kushtuar vëmendje thirrjeve të Mohamed Ali” dhe u pretendua se pamjet në mediat sociale janë të vjetra.

Gjithashtu edhe vitin e kaluar në muajin shtator, kontraktori opozitar egjiptian, Mohamed Ali bëri thirrje për protesta kundër qeverisë Sisi dhe thirrjet e tij gjetën jehonë pjesërisht.

Në Egjipt përveç problemeve ekonomike, në kohën e fundit prishja e vendbanimeve për të cilat thuhet se janë të paligjshme, ishin ndër faktorët që rritën zemërimin e njerëzve.

Top Channel