“Pres kodifikimin e ‘5 Qershorit'”, Meta: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit

24/09/2020 14:25

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit.

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike pret kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%.

“Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një fuqie antishqiptare. Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur. Këtë se bëj se nuk kandidoj. Kam krijuar një forcë politike nga zero. Në atë kohë siguronin veten në listë kryetarët. Atëherë kam deklaruar se nëse nuk e marr mandatin maxhoritar, largohem nga jeta politike. Nuk them; mos bëj ça bëj unë.. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, pasi s’ka debat dhe mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetet, në tërësinë e tyre, jot ë gjithë, kanë kthyer në kukulla të kryetarëve”, u shpreh Presidenti.

Meta thotë se nuk do të ketë fajtor tjetër përveç një personi të vetëm për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Duke mos e përmendur me emër kryeministrin Rama, kreu i shtetit theksoi se ai po luan me fatin e shqiptarëve.

“Çështja e hapjes së listave u përkeq palëve, për mua me rëndësi është zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Unë kam insistuar që opozita të mos vendoste si kusht qeverinë teknike para zgjedhjeve. Edhe pse dosja e Shijakut tregon se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë brutale.

Opozita hoqi dorë nga ky kusht. Gjërat janë të qarta, unë mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar për ndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtor nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit, vetëm një fajtor i cili për fatin e tij personal kërkon të vërë dorë mbi fatin e 4 mln shqiptarëve. Kush mendoni se fati i tij është më i rëndësishëm se ardhmja evropiane e Shqipërisë e ka shumë gabim”, shtoi Presidenti Meta.

Top Channel