Hajdari: Listat të hapen 100%, dorëzojmë draftin e firmosur në Kuvend! Nëse nuk miratohet, të gatshëm të bojkotojmë…

24/09/2020 11:47
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se opozita po përgatit një draft ku kërkon hapjen 100% të listave. Sipas saj në këtë draft janë integruar të gjitha kërkesat e tyre si dhe janë shtuar kërkesa të tjera.

Më tej ajo ka shtuar se nëse kuvendi nuk e miraton, opozita është e gatshme që të bojkotojë. Sipas Hajdarit, nisma është firmosur edhe nga deputeti Myslim Murrizi.

“Kemi nënëshkruar një dokument, presim  që opozita parlamentare të na bashkëngjitet. Kërkesa për bojkot. Për ta bërë këtë propozim kemi nënshkruan një dokumenti presim që opozita të na bashkohet. Listat të hapen 100%. Jemi të gatshëm të bëjmë cdo lloj sakrifice për këtë kauza. Nuk duhet të mashtrojmë shqiptarët për të pasur një mundësi parapëlqyese, por prapë kryetarët do përcaktojnë deputetët që shkojnë në kuvend. Ftoj deputetët që të votojnë këtë propozim ku hapen listat 100%. Është një draft që ka integrim të kërkesave dhe është nënshkruar edhe nga Murrizi dhe nga deputetët e tjerë. Ka disa ndryshime dhe vota e qytetarëve do të jetë prioritet se si do përllogariten mandatet. Kryetari ka forcë për të propozuar por qytetarët do të votojnë dhe përcaktojnë se kush është lista e hapur.

Top Channel