Flamur Noka ikën nga Kukësi, Të shtunën votimi për të zgjedhur kandidatët e PD në qark

24/09/2020 15:26

Demokratët e Kukësit,  Hasit dhe Tropojës, do t’u drejtohen të premten kutive të votimit për të zgjedhur për herë të parë kandidatët  e  preferuar për deputet, të drejtë ekskluzive  të cilën  më parë e ka patur vetëm kryetari i partisë.  

Në  listën me 17 kandidatë potencial ra në sy mungesa e Flamur Nokës,  deputet prej 3 mandatesh ne Kukës.  Lulzim Basha ka vendosur ta spostojë  ishin ministrin e Brendshëm në Tiranë,   ku  ai  do të synojë  mandatin e 4 si deputet.

Në Kukës kemi rikthim të ish deputetëve, Mimoza Hajdarmataj dhe Isuf Cela, ndërkohë për votim  shkojnë edhe dy ish kryebashkiakët Besnik Dushaj  dhe Bashkim Shehu. Ish ambasadori  Arben Cejku do kalojë në filtrin e anëtarësisë së  Kukësit, ndërkohë  ish zëvendës ministri Avenir Peka do jetë për votim në  listën e degës Has.  Jo vetëm ish diplomatë dhe ish ligjvënës, në Kukës propozohet për deputet edhe mjeku Admir Sinamati.

Sipas parimit 1 anëtar 1 votë   demokratët  janë ftuar të votojnë në bllok listën ose të shprehen me votë kontestuese. Nëse kandidati  refuzohet nga  20 përqind e anëtarësisë ai  humbet shancin për të qënë deputet. Kukësi hap sipasrin e zgjedhjeve ne parti  për të përfunduar me  10 tetor Tiranë.   Kandidatët të cilët kalojnë filtrin e anëtërësisë do i shkojnë për votim final Kryesisë së partisë.

Top Channel