Gramsh/ Po transportonte 6 emigrantë sirianë, arrestohet një polic burgjesh

24/09/2020 11:25
Foto ilustruese

2 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme (24.09.2020) nga Policia e Gramshit.

Të dy këta shtetas janë kapur duke transportuar 6 klandestinë sirianë.

Shtetasit janë E.Gj, 24 vjeç banues në Tiranë dhe S.H, 59 vjeç banues në Gramsh. Ky i fundit gjithashtu ishte punonjës policie në Burgun e Peqinit dhe në momentin e arrestimit ka qënë i veshur me uniform policie.

Gjatë kontrollit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel