Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, por s’keni sjell asnjë draft!

24/09/2020 14:17

Duke folur nga Parlamenti, kreu i grupit socialist, Taulant Balla është shprehur i bindur për fitimin e mandatit të deputetit në qarkun e Elbasanit.

Balla u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës parlamentare që të çojnë në Kuvend draftet dhe të diskutojnë për ndryshimin e pragut zgjedhor.

“Doni të diskutojmë për pragun, hajdeni diskutojmë. S’keni sjell asnjë draft. Lexova draftin e zonjës Hajdari dhe s’kuptova asgjë. Tani më falni, mos dini se kemi shpikur ndonjë sistem, ndonjë Kaç Islami. Kemi marrë modelin e Austrisë, ja ku e keni Fate Velaj, pyeteni. Mos e dini gjë Austrinë vend diktatorial. Po Danimarkën. Po Kroacia që e ka 5%”, tha Balla. Ai theksoi më tej se ata kanë miratuar marrëveshjen e 5 qershorit fjalë për fjalë.

Gjithashtu, Balla është ndalur dhe të plotësimi i vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, dhe i ka bërë thirrje KED dhe KLP të mos vonojnë punën për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Ne kemi miratuar 5 qershorin fjalë për fjalë. Ka pasur një shqetësim për vendet në Gjykatën e Lartë nga Ministrja e Drejtësisë. Do ta adresojmë dhe atë shqetësim. Kuvendi ka hapur gjithashtu procedurat për plotësimin e vendeve në Kushtetuese, i bëj thirrje çdo juristi që plotëson kushtet që të aplikojë. Ama institucionet e tjera, KED dhe KLP të punojnë dhe të marrin vesh se duhet ti mbyllin procedurat brenda 30 ditëve apo 60 ditëve”.

Top Channel