Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Hotesh të Dibrës, ku është konstatuar pa shenja jete një elektriçist.

Dyshohet se shtetasi Y.Ll., ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, është marrë informacion se në fshatin Hotesh, Dibër, është konstatuar nga banorët e zonës , pa shenja jete shtetasi Y. Ll, , elektriçist, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel