Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve pranë fushës së helikopterëve, Farkë.

Këto prishje janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti II, zona lindore. Objektet janë të madhësive të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe, ndërkohe që janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.

IKMT është duke punuar njëkohësisht edhe në disa fronte të tjerë, që kanë lidhje me prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Top Channel