‘Nëse nuk miratohet, bojkotojmë’/ Drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Pragu elektoral të jetë 1%…

24/09/2020 12:58

Zbardhet drafti i Opozitës Parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Top Channel ka siguruar draftin e plotë të firmosur 8 deputetë të opozitës së re, mes tyre edhe Rudina Hajdari. Ndërkohë, kanë firmosur Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi.

Ata ndër të tjera  kërkojnë që pragu elektoral të jetë 1% dhe jo 3 siç është parashikuar në draftin e PS-së si dhe hapjen e listave 100%.

Më herët deputetja Rudina Hajdari, teksa ka folur në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, i ka bërë sërish thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë për Kodin Zgjedhor.

Hajdari gjithashtu u ndal tek çështja e listave 100% të hapura, teksa u pyet lidhur me thirrje e deputetit Andi Përmeti për bojkot të Kuvendit. Ajo tha se opozita është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të mbështetur hapjen e listave 100%.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas opozitës parlamentare:

1/ Partia politike ose koalicioni zgjedhor depoziton në KQZ listën shumëemërore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.
2/ Lista e subjekteve depozitohet në KQZ në rast kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga KZAZ e vetme.
3/ Kandidatët për deputet, përjashtuar Kryetari i Partisë nuk mund të regjistrohet për një zonë zgjedhore tjetër.
4/ Emrat e listës shumëemërore zgjedhore paraqiten sipas rendit shifror. Numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i që do zgjidhen. Për koalicionet përbri emrit të kandidati shënohet cilës parti i përket.
5/ Subjekti zgjedhor nuk mund të ndryshojë renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit.

Ngritja e Grupeve të numërimit të Votave:

1/ Për numërimin KQZ emëron grupet jo më vonë se 10 ditë para votimit. Nr i grupeve është dy për çdo tavolinë.
2/ Grupi i numërimit përbëhet nga numëruesi i parë dhe një sekretar.
3/Anëtarët përzgjidhen me short, nga administrata zgjedhore dhe jo nga subjekte politike.
4/ një grup jo më pak numërim se 5 qendra votimi dhe jo më shumë se 10.
5/ KQZ përcakton me akt normativ kriteret e numërimit.
6/ Anëtarët e GNV-ve ushtrojnë detyrën nën përgjegjës ligjore.

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues:

1/ Pas përfundimit KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues.
2/ Shpërndarja e mandateve fillon në rend zbritës në bazë të votave. Në rast barazimi renditja cakothet me short.
3/ Nga renditja përjashtohen kandidatët që nuk i janë nënshtruar votimi parapëlqyes.
4/ Kandidatët e gjinisë së nënpërfaqësuar ngjiten në renditje duke filluar nga kandidati i gjinisë përkatës me shifrën më të lartë të votave parapëlqyese derisa lista të plotësojë kushtin.
5/ Shpërndarja e mandateve që i takojnë subjektit zgjedhor bëhet vetëm në bazë të listës së rirenditur.
6/ Përllogaritja dhe shpërndara miratohet me vendim .

Deputetët që kanë firmosur:

Rudina Hajdari
Myslim Murrizi
Halit Valteri
Arlind Çaçani
Ralf Gjoni
Alban Zeneli
dhe Halil Jakimi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel