Memorandumi i UET/ Nënshkruhet me Kolegjin profesional të Tiranës

24/09/2020 15:32

Universiteti Europian i Tiranës, këtë të enjte, prej 15 vjetësh ne treg, firmosi një memorandum bashkëpunimi për një plan te përbashkët zhvillimi strategjik, me Kolegjin Profesional të Tiranës, themeluar para 5 vjetesh, me të cilin synohet që cilësia e këtyre dy institucioneve te ngrihet nje nivel me lart.

Presidenti i Universitetit Europian, Selami Xhepa, tha se ky bashkëpunim, kërkon të garantojë një të ardhme më të sigurt për studentët.

Selami Xhepa, President i UET: Të dy institucionet tona kanë tashmë një traditë të krijuar dhe bashkimi në një ombrellë i tyre, krijon sinergji të reja. Ofron më shumë mundësi për zhvillimin e stafeve tona akademike dhe studentët; më shumë soliditet i institucioneve tona dhe një perspektivë më të sigurt për të ardhmen, që po bëhet gjithnjë më e pasigurt, me e paqartë dhe me shumë rreziqe.

Ky memorandum u firmos edhe nga Rektori i Kolegjit Profesional të Tiranës, Luan Karçanaj, i cili theksoi se bashkëpunimi mes dy institucioneve arsimore është një e mirë publike që i ofrohet arsimit të lartë.

Luan Karçanaj, Rektor i Kolegjit Profesional të Tiranës: “Kjo marrëveshje ofron një mundësi të shkëlqyer për të zgjedhur bashkëpunimin arsimor, shkencor, trajnues, profesional, ekonomik, në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, midis dy institucioneve tona. Kjo marrëveshje merr akoma më shumë vlerë për shkak të sensibilitetit që ka sektori i arsimit, dhe veçanërisht ai i arsimit të lartë, si një e mirë publike.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, tha se studentët e disa fakulteteve brenda këtyre institucioneve, do të kenë hapësira të shtuara për të shfrytëzuar brenda të dy institucioneve arsimore.

Tonin Gjuraj, Rektor i UET: Kemi fakultetin e inxhinierisë, arkitekturës dhe informatikës dhe ne këtu i kemi nevojat që të shkëmbejmë përvojat me Kolegjin Profesional, pasi ka dy avantazhe të mëdha, ka një staf të mrekullueshëm; nga ana tjetër ka një infrastrukturë, ka një logjistikë dhe laboratorë të shkëlqyera dhe pikërisht këto avantazhe do t’i shfrytëzojnë studentët tanë.

Të dy institucionet, tashmë do të ndërtojnë një plan të përbashkët strategjik 5-vjeçar, 2020- 2025 në kuadër të bashkëpunimit mes tyre. Tipar i përbashkët e këtyre dy IAL-ve nuk eshte vetem reputacioni i larte brenda sektorit, por edhe fakti qe pjese e grupeve themeluese kane qene te njejtet figura te jetes publike dhe menaxheiale.

Top Channel