Protesta e paralajmëruar e mjekëve sot nuk u mbajt, dhe një përfaqësi e tyre u takua me përfaqësuesit e qeverisë që pranuan të gjitha kërkesat.

Mjekët, edhe ata që përballen me Covid, kishin lajmëruar një protest, por ndërkohë që në mëngjes një grup i zgjedhur prej tyre u takua me përfaqësuesit e qeverisë që pranuan të gjitha kërkesat. Mjekët kërkojnë rritjen e pagës, pagesën e sigurimit të jetës, përmirësim të kushteve të punës dhe shpalljen dëshmor të kolegëve që humbin jetën nga covid.

Mjeket mbyllen protesten dhe Top Channel mësojnë se me heret se katër mjekë shkuan në takim në kryeministri, ata ishin Gentian Stroni, Fatos Olldashi, Altin Kuqo dhe Arjan Mezini. Mësohet gjithashtu se në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkelejdi Joti.

Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e bardha kanë braktisur punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni kronikën e përgatitur nga Alma Demiraj.

Top Channel