Ruçi: Të zbatohet me rigorozitet vendimi i Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

24/09/2020 11:26

Në përgjigje të shqetësimit te deputetit Korab Lita, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kërkon përshpejtimin e punës se grupit që po punon për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

“Në fjalën time të nisjes së këtij sesioni parlamentar nenvizova se ne nuk duhet të humbasim asnjë sekondë, jo ditë ( duke zbatuar të gjitha proçedurat parlamentare) për këtë çështje. Unë vete do te thërras anëtarët e komisionit me kerkesen që kjo javë deri në datën fundore që është caktuar me vendim të Kuvendit, të jetë efektive në funksion të qëllimit për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Elektoral.”, theksoi z. Ruçi.

Top Channel