Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Sot u zhvillua mbledhja e fundit e nivelit të lartë e Nismës së Evropës Qendrore për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Cakaj bëri me dije se diskutimi u fokusua tek rritja e bashkëpunimit për t’i paraprirë përhapjes së mundshme të valës së dytë të pandemisë COVID-19, rëndësia e patjetërsueshme e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe zbatimi i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030.
“Shqipëria do të vazhdojë punën përmbajtësore në kuadër të të gjitha organizatave me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal.”- shprehu gatishmërinë Kryediplomati Cakaj, në përfundim të reagimit të tij.
Top Channel