Suarez lë Barcelonën, kalon zyrtarisht tek Atletico Madrid

24/09/2020 12:26

Luis Suarez  i thotë zyrtarisht lamtumirë Barcelonës. Sulmuesi uruguajan që është në mes të një hetimi për cështjen e testimit të gjuhës italiane, arriti që të zgjidhë problemin e së ardhmes sportive të tij teksa në sezonin e ri ai do të vihet nën urdhrat e Diego Pablo Simeones te Atletico Madrid.

Los Colchoneros dhe  Barcelona dolën paraditen e kësaj të enjteje dolën me komunikata për shtyp duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 33 vjeçar në Wanda Metropolitano.

Luis Suarez e kishte të qartë se nuk do të vazhdonte të luante me skuadrën blaugrana pasi në fund të muajit gusht trajneri Koeman i bëri të ditur se nuk e kishte në planet e tij kështu që uruguajani filloi kërkimet për gjetjen e një skuadre të re që është pikërisht Atletico madrid. Ditën e mërkurë Suarez zhvilloi seancën e fundit stërvitore si lojtar i barcelonës dhe sipas medias spanjolle uruguajani u largua nga qendra stërvitore e katalanasve me lot në sy.

Barcelona në komunikatën e saj për kalimin e Luis Suarez te Atletico theksoi se klubi madrilen do të paguajë për sulmuesin 6 milionë Euro në formën e bonuseve.

Luis Suarez u transferua te Barcelona nga Liverpooli në vitin 2014 dhe për shumë vite ishte një prej futbollistëve më të rendësishëm të skuadrës katalanase teksa kontriuboi në fitoren e një sërë trofeve nga blaugranat. gjatë 6 sezoneve me Barcelonën, Luis Suarez ka fituar Ligën e Kampioneve në 2015, 4 tituj të La Ligës, 4 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës, 1 Superkupë të Evropës dhe 1 botëror Kklubeh. uruguajani në të njëjtën kohë ka shkruar emrin e tij edhe në historinë e Barcelonës, pasi është shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave të kësaj skuadre me 198 gola të shënuar dhe para tij qëndrojnë vetëm Lionel messi me 634 dhe Cesar Rodriguez me 231

Top Channel