Deputeti i opozitës: Të mos humbasim kohë për Kodin Zgjedhor! Ruçi porosit Ballën: Kjo javë…

24/09/2020 10:52

Deputeti i opozitës Korab Lita, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme në Kuvend ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor, për të cilin maxhoranca ka vendosur që të arrihet një konsensus deri më 30 shtator.

Sipas Litës nuk duhet të humbet më shumë kohë për këtë çështje. Edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pas fjalës së Litës tha se kreut i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, që kjo javë t’i dedikohet diskutimeve që lidhet me ndryshimet në Kod.

Lita: Po harxhohet koha dhe nuk po diskutohen ndryshimet për kodin zgjedhor.

Ruci: Keni të drejtë, shqetësimin tuaj e mbështes plotësisht. Në fjalën time në nisje të sesionit, thashë se s’duhet të humbasim asnjë sekondë për këtë gjë. Unë zoti Balla, kjo javë të jetë në funksion për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor.

Top Channel