Kryeministri Trudeau: Kanadaja është në valën e dytë të pandemisë Covid-19

24/09/2020 12:28

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se vendi i tij është në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Trudeau në adresimin e tij drejtuar kombit, paralajmëroi se vendi i tij që përjeton valën e dytë në pandeminë e COVID-19, është në pragun e sezonit të vjeshtës, që mund të kalojë më keq se pranvera.

Ai tregoi se Kanadaja më 13 mars kur u zbatonte ora policore raportonte 47 raste, ndërsa nga 22 shtator të martën kjo shifër ka shkuar në mbi 1000.

“Nuk mund t’i ndryshojmë shifrat e sotme dhe të nesërmes. Ata janë përcaktuar me atë se çka kemi bërë e s’kemi bërë para dy jave. Por mund të ndryshojmë ku gjendemi në tetor dhe gjatë dimrit. Me gjasa të mëdha nuk do të jemi bashkë në Ditën e Falënderimeve. Nga ana tjetër, në Krishtlindje mund ta provojmë fatin. Kemi fuqi që së bashku ta marrim nën kontroll valën e dytë”, u shpreh ai.

Kryeministri kanadez gjithashtu bëri thirrje mbajtjen e maskave si dhe shkarkimin e aplikacionit të qeverisë për kontrollimin vallë kanë kontaktuar dikë pozitiv ndaj COVID-19.

Ai shtoi se do të mbështesin ekonominë dhe kanadezët “me çdo kusht” gjatë pandemisë.

Në Kanada deri më tani kanë humbur jetën 9.243 persona nga COVID-19. Numri i rasteve në total është 147.753.

Top Channel