00:55
Anëtarë të stafit pozitivë, Covid-19 pezullon xhirimet e Jurassic World
Xhirimet e filmit të ri, Jurassic World: Dominion, në studiot Pinewood në Mbretërinë e Bashkuar, janë pezulluar për dy javë për shkak të disa rasteve të koronavirusit në set. Regjisori Colin Trevorrow e ka dhënë njoftimin në Twitter duke postuar një foto që tregon një dinozaur bebe, me maskë. “Ka pasur disa persona pozitivë, që më pas rezultuan negativë në një test të dytë, por për të ndjekur protokollin do të bëjmë një pauzë dy javore. Shihemi së shpejti”.