Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës 15 ditore në përpjekje për të ulur shkallën e infektimeve me Covid-19 në kryeqytetin e vendit pasi një gjykatë rrëzoi izolimin e pjesshëm të imponuar një javë më parë.

Madridi dhe nëntë qytete përreth do të përballen me kufizime të detyruara të lëvizjes. Kryeqyteti ka qenë në qendër të një përplasjeje politike, me autoritetet lokale të qendrës së djathtë që sfiduan kërkesat e qeverisë socialiste.

Rastet po bien dhe gjendja e emergjencës nuk është e justifikuar – thanë zyrtarët e qytetit. Zyrtari i shëndetësisë në Madrid, Enrike Ruiz Escudero, insistoi se masat në fuqi po funksiononin dhe se urdhëri i qeverisë kombëtare ishte një masë që asnjë banor i Madridit nuk e kupton.

Të premten e kaluar të gjitha lëvizjet jo të domosdoshme në dhe jashtë Madridit dhe nëntë qyteteve të tjera u ndaluan pavarësisht kundërshtive të autoriteteve lokale. Kur gjykata rrëzoi masën, mbrëmjen e të enjtes, kryeministri Pedro Sanchez vendosi të reagonte shpejt, para fundjavës festive në të cilën spanjollët festojnë ditën e tyre kombëtare.

Top Channel