Tenisti spanjoll Rafael Nadal ia ka dalë të kalojë në finalen e turneut francez “Roland Garros”, pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin argjentinas Diego Schwarzman, me rezultatin bindës 3-0.

Nadal dominoi qartazi dy setet e para, ndërsa argjentinasi u përpoq të bëjë rezistencë vetëm në setin e fundit, por nuk ia doli të shmangë humbjen përballë njërit prej tenistëve më të mirë.

Kjo është hera e 13 që tenisti spanjoll shkon në finalen e “Roland Garros” dhe hera e 28 që do të luajë një finale “Grand Slam”, dhe nëse do të fitojë atëherë do të barazojë Roger Federer me 23 tituj të fituar.

Vlen të theksohet se gjysmëfinalja tjetër e Roland Garros është ajo mes serbit Novak Djokovic dhe grekut Stefanos Tsitsipas, me fituesin që do të përballet me Nadalin në finale.

Top Channel