(Emri) Lezhë/ Cannabis dhe armë pa leje, arrestohet 65 vjeçari
10/10/2020 10:55
Një person është arrestuar nga Policia e Lezhës gjatë kësaj të shtuneje.
Shtetasi Prengë Biba, 65 vjeç është vënë në pranga nga uniformat blu pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pushkë pa leje.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel