Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së merr Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020

10/10/2020 02:41

Ditën e sotme është shpallur fituesi për Çmimin Nobel për Paqe. Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara ka marrë çmimin prestigjioz, për përpjekjet e tij në luftën kundër urisë.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo nismë u krijua në vitin 1961 dhe sot siguron ushqim për mbi 90 milionë njerëz në vit. Teksa ndau çmimin për këtë vit, kryetarja e Komitetit Norvegjez për Nobel, Berit Reiss-Andersen, vuri në dukej ndikimin e pandemisë së koronavirusit në furnizimet globale të ushqimit.

“Pandemia e koronavirusit ka rritur numrin e viktimave për shkak të urisë në botë”, u shpreh Reiss Andersen, e cila shtoi: “Siç ka deklaruar vetë organizata: deri në ditën kur zbulohet vaksina, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit”.

Top Channel