Greqia është përfshirë nga një sërë protestash të romëve në zona të ndryshme të vendit pranë Athinës , Aitoloakarnania dhe Peloponez pas vrasjes së një 18 vjeçari rom nga një 63 vjeçar në bashkinë e Mesinit të Peloponezit.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur 63 vjeçari ka qëlluar me çifte , ndërkohë që 18 vjeçari bashkë me dy 15 vjeçarë të tjerë ka hyrë në shtëpinë e tij. Plagët kanë qenë të rënda dhe megjithëse është çuar urgjent në spital, ai ka humbur jeten, ndërsa 63 vjeçari kur është çuar tek prokurori ka pohuar se ka qëlluar për paralajmërim dhe për t’i trembur personat që kanë hyrë në shtëpi.

Duke protestuar për ngjarjen, grupe të ndryshme të komunitetit rom kanë bllokuar disa akse rrugore të vendit duke hedhur gurë dhe duke qëlluar forcat policore. Megjithëse autori i ngjarjes është arrestuar dhe është çuar në policinë e Kalamatës, përsëri protestat kanë vazhduar.

Shume rrugë nacionale në periferinë e Atikës, në Pelopones, në Fthiotidha dje mbeten të bllokuara për shumë ore me pjesëtarët e komunitetit rom duke djegur goma makinash e mjete të tjera , ndërsa ka pasur tension dhe konfrontime edhe në Vollos, Aspropirgo të Katerinës , Trikala dhe Selanik. Kryesia e shoqatës së Romëve të Greqisë u ka bërë thirrje anëtarëve të saj të ndalojnë protestat dhe të respektojnë ligjin. Përderisa forcat e rendit kanë arrestuar autorin , fjalën e ka drejtësia – thekson njoftimi i saj. Ndërkohë në mediat greke qarkullojnë pamjet dhe fotografitë nga protestat e dhunshme të romëve në mbrëmjen e së premtes në zona të ndryshme të vendit.

 

Top Channel