Në ditën e 13 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e 10 naftëtarëve vjen duke u rënduar.

Në mbështetje të grevistëve qëndrojnë me dhjetëra protestues, të cilët janë drejtuar në qendër të qytetit të Ballshit, për të bllokuar rrugën nacionale Fier-Ballsh, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve. Ditën e hënë protestës do ti bashkohen edhe fëmijët e naftëtarëve, te cilët do te bojkotojnë procesin mësimor. Protestuesit kërkojnë ndihmë kryetarit te bashkisë Ballsh.

Ndonëse janë të vetëdijshëm se protesta e tyre është e kundraligjshme ata janë të vendosur për të bllokuar rrugën nacionale.

Tashme në hyrje të portës qëndron pankarta “Uzina e jona, duam lekët tona”. Ndërkohë jashtë qëndrojnë naftëtarë të tjerë dhe të afërm të tyre që sa vijnë e shtohen.

Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet akoma më shumë. Ditën e djeshme kreu i sindikatës së naftëtarëve u shtrua në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Top Channel