Basha voton për kandidatët në listën e PD: Me ne zëri i çdo qytetarëve do ketë peshën e vetë

10/10/2020 11:33

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur votën e tij si anëtar i PD për të votuar kandidatët për deputet në listën e demokratëve pranë gjimnazit Partizani në degën nr. 8.

Për mediat Basha u shpreh se demokratizimi i PD sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj.

“Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi nis nga vota. Falënderoj demokratët, partnerët tanë që nga kristian demokratët gjermanë, konservatorët  britanikë, republikanët amerikanë,  që na ndihmuan të hedhim këtë hap, që nuk është vetëm një risi për PD, dhe partitë në Shqipëri, por për të gjithë rajonin. Demokracia nis nga brenda shtëpisë. Ky proces , i cili bëhet për herë të parë dhe ka natyrisht, vështirësitë dhe sfidat e veta, po shkon drejt përfundimit duke mbajtur zotimin e dhënë ku zëri dhe vota e anëtarëve të PD do të kenë rolin e tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuesve të lartë politikë të PD.

Kjo është një garë brenda PD, beteja e vërtetë na pret. Demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për pritshmëritë dhe urgjencën e çdo shqiptari për të sjellë një ndryshim real. I siguroj shqiptarët se procesi që po përfundojmë , demokratizimi i PD sot do të jetë nesër një nga shtyllat e programit tonë, që vota e çdo qytetari të ketë peshën e saj. dhe qeveria mos jetë peng i një grushti njerëzit, të jetë peng e një grushti njerëzisht”, u shpreh ai.

Top Channel