Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba
Një tjetër operacion policor antidrogë është finalizuar me sukses, pas një hetimi disa mujor.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Porosia”, u sekuestruan 4.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u vunë në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Policia njofton se: Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Porosia”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. P., 50 vjeç, banues në Fier,
P. R., 55 vjeç, banues në Fier.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” , Fier, këta shtetas u kapën me automjetin tip “Honday”, duke transportuar 4.5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, e paketuar, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Top Channel