“Ligji për Specialen të mbetet në fuqi”, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah kërkesën e PDK-së: Gabimet po na kushtojnë rëndë 12/11 13:00
Mediat në Prishtinë njoftojnë se është arrestuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që njëherësh është edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Po ashtu me të janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj komune, të cilët po hetohen për korrupsion. Prokurori i çështjes ka dhënë masën e ndalimit për 48 orë.
Haki Rugova dhe dy zyrtarët e tjera janë marrë në pyteje nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’. Haki Rugova është zyrtari i partisë kryesore, LDK-së, që qeveris Kosovën.
Top Channel