Elbasan/ Po transportonte 13 emigrantë të huaj, tenton të arratiset, arrestohet 20 vjeçari

10/10/2020 12:02
Foto ilustruese

Policia vijon me operacionet për kapjen e personave që përpiqen të kalojnë emgirantë të huaj përtej kufirit.

Gjatë kësaj të shtuneje në pranga ka rënë një 20 vjeçar i cili është kapur në flagrancë duke transportuar në mënyrë klandestine 13 emigrantë të paligjshëm në fshatin Mengël, në Elbasan.

20 vjeçari, F.K, ka tentuar t’i arratiset forcave blu por ëështë kapur menjëherë nga shërbimet e policisë.

Për veprime të mëtejshme, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

Top Channel