E mërkurë, 23 Qershor 2021
13:14
S’ka datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE/ Rama: Nuk kemi dështuar, të vazhdojmë përpara

Një ditë pas vendimit të vendeve anëtarë të BE për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dështim të Bashkimin Europian.

13:05
“Sot Elbasani qyteti më i nxehtë”/ Meteorologia paralajmëron: Të enjten dhe të premten do të jetë kulmi i vapës

Moti i nxehtë ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, por meteorologia Adiola Bani thotë se dita e enjte dhe e premte do të shënojnë kulmin e këtij të nxehti afrikan.

12:47
Rezultat befasues: Kush është qyteti më i shtrenjtë i botës!

Qyteti më i shtrenjtë i botës për punëtorët e huaj nuk ndodhet as në Europë, e as në SHBA.

12:43
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit/ I njihet mandati i deputetit edhe Gramoz Ruçit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke njohur si fituese të 74 mandateve Partinë Socialiste.

12:28
Djali i ekzekutoi dy kushërinjtë, lirohet nga burgu babai i Daniel Pepajt

Lirohet nga burgu Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt i shpallur në kërkim për vrasjen e dy të rinjve nga Malësia e Madhe, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Vendimi për të moshuarin u mor nga gjykata e Shkodrës. Ai u arrestua 3 ditë pas vrasjes së të rinjve me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

12:25
Për’puthen, audicione në Berat/ Të rinj e të moshuar interes për emisionin

Berat ka qenë ndalesa e radhës e audicioneve të Për’puthen.

12:21
Greqia e zemëruar me Zaev/ Reagime përse nuk shkruajti “e Veriut” në postimin për sportin

Athina ka reaguar ashpër pas një postimi ne rrjetin social twitter te Kryeministrit të Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, ne lidhje me emërtimin zyrtar te vendit te tij.

12:21
Për një javë i skadon kontrata, Messi mban në ankth Barcelonën

Lionel Messi do të jetë i lidhur në kontratë me Barcelonës edhe për një javë. Më 30 qershor, 6 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i lirë, pra nuk do të ketë asnjë detyrim kontraktuar me klubin me të cilin ka që qenë i lidhur që nga shtatori i vitit 2000. “Pleshti” […]

12:19
Kapet turku që tentoi të kalojë kufirin me dokumente false/ Arrestohet edhe një tjetër person

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas turk, i cili është konstatuar nga PKK Durrës se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

12:14
Pasojat e regjistrimit online/ CRCA Shqipëri: 3600 fëmijë rrezikojnë të mbeten pa shkollë

Procesi i regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë dhe nxënësve në klasën e dhjetë, nisi në 15 qershor dhe do të mbyllet në 30 qershor.

12:05
Morën materiale nga shtrati i lumit Shushicë/ Procedohen penalisht tre persona, mes tyre dy administratorë firmash

Dy administratorë firmash janë proceduar penalisht, pasi janë konstatuar se merrnin pa leje nga organet kompetente materiale nga shtrati i lumit Shushicë. Gjithashtu i proceduar është edhe një tjetër person nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

11:51
Negociatat me Shqipërinë, Varhelyi: Prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene!

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që u bë shkas për të mos u caktuar data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

11:44
Vrasja tragjike e Caroline, flet gjeorgjiani i arrestuar: Më torturuan, më rrahën shumë keq që të pranoja krimin

Dyshimet fillestare mbi vrasjen e 20 vjecares Caroline Crouch, bazuar në dëshmitë që jepte bashkëshorti i saj, rënduan mbi një bandë grabitësish gjeorgjianë.

11:40
Si mund ta përballojnë shqiptarët të nxehtin?/ Përgjigja epike e Selami Jenisherit: Ndihmat e OKB t’i jepen qytetarëve që të blejnë kondicionerë

Deputetët që u futën në parlament, si përfaqësues të opozitës, pas daljes së saj nga Kuvendi, kanë qenë në vëmendjen e medieve më së shumti për lapsuset apo gafat, sesa për punën e tyre si përfaqësues të qytetarëve.

11:34
Vaksina kubaneze është 92.28% efektive ndaj Covid-19

Vaksina kubaneze ‘Abdala’ është 92.28% efektive ndaj koronavirusit, sipas studimeve të kryera së fundmi.

11:23
Shtetasit e BE-së kanë 28 ditë afat për të aplikuar për qëndrim në Britani

Zyrtarët britanikë për zbatim të ligjit për imigrim, do të nisin të lëshojnë paralajmërime 28-ditore për qytetarët e Bashkimit Evropian, që të mund të vazhdojnë të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar, ka thënë Qeveria britanike.

11:18
Qeveria miraton fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, i hapet rruga nisjes së punimeve

Qeveria ka miratuar fondin për ndërtimin e projektit te Teatrit të ri Kombëtar, duke i hapur rrugën nisjes së punimeve për shtëpinë e re të aktrimit, e cila është konceptuar të jetë si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë.

11:04
Mbledhja e Kryesisë, reagon grupi ‘Për PD’: Kryetari i zgjedhur në minorancë po shkarkon përgjegjësinë e humbjes tek demokratët

Grupi për Partinë Demokratike ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimet e mbledhjes së zhvilluar së fundmi të Kryesisë së Partisë Demokratike, që u zhvillua pak ditë më parë.

11:01
“Ndaloni së shtiruri, çoni përpara Reformën në Drejtësi”/ Yuri Kim: Shqiptarët i kanë sytë te ju!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dha  mesazhe të forta, sa i takon zbatimit dhe çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi.  Kim ka deklaruar në një konference të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit përgjatë një viti se reforma në Drejtësi duhet të jetë reale dhe se duhet ndaluar së shtiruri. Diplomatja amerikane tha se është e vetëdijshme për presionet që mund të kenë këto dy institucione, por theksoi rëndësinë për të ecur përpara. Kim iu drejtua prokurorëve dhe gjyqtarëve duke iu thënë se roli i tyre në këtë moment për Shqipërinë është kritik dhe se është e kuptueshme edhe presioni që mund të kenë.

10:49
Lushnje/ Organizonte lojëra fati në një lokal, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 27-vjeçar për organizim të lojërave të fatit, aktivit ky i ndaluar me ligj në vend.

10:42
Në zonën “VIP” të burgut të famshëm, si e kaloi natën e parë në qeli vrasësi i Caroline (FOTO)

Me kë është ai në të njëjtën qeli? Si e kaloi natën e parë në burg?

10:20
Familja e Caroline kërkon kujdestarinë e foshnjës/ Nëna e viktimës: Nëse humbas edhe mbesën do të jetë…

Familja e Carolinës, 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopulos, pritet që të marrë kujdestarinë e foshnjës 11 muajshe, Lidyas.

10:17
Video/ Tym i zi dhe flakë, makina shkrumbohet totalisht tek Casa Italia

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë.

10:11
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit

Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet legjitimiteti zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

09:55
Pas sherrit tentoi të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

Një 30-vjeçar ka rënë nën prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta tentoi të vriste me armë zjarri një person.

09:55
Vrau me armë zjarri 39-vjeçarin në Durrës, arrestohet i riu që dyshohet se ishte i përfshirë në ngjarje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Armando Baboçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 18 shator 2020 dhe si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy persona të tjerë, pas një sherri të çastit në mjediset e një lokali.

09:40
Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Më shumë se pesë milionë persona janë bërë milionerë në gjithë botën më 2020, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

09:34
Republikanët në Senat bllokojnë projektligjin për zgjedhjet

Përpjekja gjithëpërfshirëse e Demokratëve për të ndryshuar ligjin amerikan për zgjedhjet dhe votimin u bllokua në Senat të martën, nga senatorët republikane. Kjo është përpjekja më e madhe e rishqyrtimit të sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara në një brez.

09:26
SHBA bllokon dhjetëra faqe online të lidhura me shtetin e Iranit

Autoritetet amerikane kanë bllokuar dhjetëra faqe online të lajmeve, të lidhura me shtetin iranian – shumica me përmbajtje dezinformuese apo pjesë të listës amerikane për organizata terroriste – për shkak të shkeljeve të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

09:19
Shoferi humbet kontrollin, makina përfundon në pikën e karburantit, dy të plagosur/ Pamje të automjetit të shkatërruar

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.

09:12
“Taksisti” vë në pranga dy persona, u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Policia  e Fierit ka vënë në pranga dy persona, si rezultat i operacionit të koduar “Taksisti”.

09:07
Fitorja e PS-së në zgjedhjet e 2013, Rama kthehet pas në kohë: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre socialistëve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të tetë viteve më parë, kur shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur PS në krye të vendit, e cila qeverisi prej dy mandatesh radhazi dhe tashmë ka siguruar edhe një të tretë, për herë të parë në 30 vite pluralizëm.

08:55
Shpërndanin drogë në Kukës dhe Has, arrestohen 6 të rinj, mes tyre një i mitur

Gjashtë persona përfunduan në prangat e policisë në Kukës dhe Has, mes tyre një i mitur 15-vjeçar, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

08:47
Rama publikon portalin e punësimit: Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit.

08:44
“E goditi me grushta dhe…”/ Publikohen fotot e bullgarit që futi me dhunë pastruesen shqiptare në banesë për ta përdhunuar 7 herë

Ditën e djeshme, policia greke vuri nën pranga autorin e dyshuar të përdhunimit të një shtetase shqiptare, në një apartament në Petralona të Greqisë.

08:31
Rreth 4 mijë persona të vaksinuar në Massachusetts kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Pothuajse 4.000 persona të vaksinuar plotësisht në Massachusetts kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testit të kryer, sipas të dhënave të fundit nga Departamenti shtetëror i Shëndetit Publik.

08:25
BE: Qëndrim më i ashpër ndaj Hungarisë kërkohet ligj për LGBTQ

Trembëdhjetë vende të BE-së dënojnë ashpër ligjin e Hungarisë për homoseksualët, sepse ai shkel vlerat europiane. Ka një „përgjegjësi kolektive për të mbrojtur të gjithë qytetarët e BE-së“.

08:15
Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez në Pallatin Elisee

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

08:06
Studimi, të rinjtë amerikanë më pak të prirur të vaksinohen

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në konkluzionin se të rinjtë janë më pak të prirur të vaksinohen se sa amerikanët në moshë më të madhe.

08:04
Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

E martë, 22 Qershor 2021
23:06
Blerjet do të bëhen  më të lehta/ Opsione të reja në rrjetet sociale

Opsione të reja do  jenë në Facebook për të mbështetur bizneset dhe për të bërë më të lehtë blerjet.

23:00
Sterling mban Anglinë në krye, Kroacia fiton dhe kalon në 1/8-at

Kroacia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Skocisë në “Hampden Park” të Glasgow-t dhe siguron një biletë për në fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian, pasi e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë.

22:55
E vunë në gjumë dhe nuk e gjetën më kurrë/ Vazhdojnë kërkimet për 2-vjeçarin që u zhduk në pyll

Ata e vunë në shtrat si çdo natë dhe nuk e gjetën më kurrë.

22:42
Përdhunoi dhe rrahu pastruesen shqiptare në Athinë/ Kapet autori bullgar

Policia greke ka arrestuar para pak minutash autorin e dyshuar të përdhunimit të një shqiptares dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë.

22:41
Printime kafshësh dhe kombinime të guximshme, trendet e thonjve të kësaj vere

Përzierjet e ngjyrave dhe imitime të lëkurës së kafshëve janë disa nga trendet e thonjve për këtë verë.

22:31
Bllokimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Do punojmë që…

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

22:28
Pamje apokaliptike në Francë/ Dita kthehet në natë për disa minuta (Fotot)

Pamje apokaliptike janë regjistruar në Francë, ku dita u kthye në natë në pak minuta nga stuhia.

22:21
Bullgaria “mbylli derën” e BE për Shkupin dhe Tiranën, reagon Zaev

Bullgaria refuzoi t’i hapë rrugë negociatave për Maqedoninë, ndërsa veto-ja për Shkupin penalizoi edhe Tiranë.

22:11
Rashica e mbyll me Werderin, transferohet në kampionatin anglez

Milot Rashica transferohet në Premier League. Sulmuesi nga Kosova i dha fund eksperiencës prej tre sezonesh e gjysmë te gjermanët e Werder Bremenit, teksa pasditen e sotme u bë zyrtarisht pjesë e anglezëve të Norwich-it.

22:07
Shitet me çmimin marramendës makina e “The Fast and the Furious”

Një makinë e vitit 1994, Toyota Supra nga filmi “The Fast and the Furious” u shit për 560.000 dollarë në një ankand në Barrett-Jackson në Las Vegas gjatë fundjavës.

22:05
Turqia emëron “TURKOVAC” vaksinën vendase anticovid

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka emëruar “Turkovac” vaksinën vendase anticovid.

21:57
Norvegjia ndan për Kosovën 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia do të japë donacion për Kosovën më shumë se 180,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca.

21:52
Vuçiç: Serbia nuk ka nevojë për një konflikt ‘të ngrirë’ me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

21:50
Zjarr në Elbasan, digjet magazina e një qytetari

Një magazinë dhe materiale të një qytetari janë djegur tërësisht nga zjarri në Bradashesh të Elbasanit.

21:45
Zgjedhjet presidenciale në Francë caktohen në muajin prill të vitit 2022

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë janë caktuar të mbahen në muajin prill të vitit 2022.

21:42
Mijëra notarë të zhveshur bëjnë banjën e ftohtë të solsticit të dimrit, në Tasmani të Australisë (fotot)

Më shumë se 1,500 notarë të zhveshur sfiduan dje temperaturat e ulëta për banjën tradicionale të agimit, në celebrimin e solsticit të dimrit në Australi, të quajtur 2021 Dark Mofo Nude.

21:28
Kancelarja gjermane, Angela Merkel kombinon vaksinat anti Covid/ Pas Astra Zeneca-s merr Moderna-n

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjedhur Moderna-n si dozë të dytë të vaksinës anti Covid, ndërsa dozën e parë ishte e kompanisë AstraZeneca.

21:28
Egjipt/ Aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orësh, 8 të plagosur

Të paktën 8 persona janë plagosur nga aksidenti hekurudhor në qytetin e Aleksandrisë në veri të Egjiptit.

21:25
Horror në pushime/ Italiania vdes e copëtuar bashkë me të dashurin pas shtypjes nga barka e turistëve (fotot)

Një e re është gjetur me gjymtyrët e copëtuara nga trupi, e vdekur bashkë me të dashurin e saj ,pas një aksidenti të tmerrshëm barkash në veri të Italisë.

21:25
Në mes të Romës! E reja zhvishet nudo dhe futet të lahet në shatërvanin pranë Parlamentit

Një vajzë e re në kryeqytetin Italian, hoqi të gjithë rrobat dhe futet e zhveshur në një shatërvan publik pranë parlamentit të vendit, duke shkuar kalimtarët dhe organet e rendit.

21:24
Kylian Mbappe futbollisti më i shtrenjtë në “Euro 2020”

Futbollisti francez Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në mesin e futbollistëve që luajnë në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”.

21:20
Krizë në Mal të Zi, Abazoviç: Nëse dikush dëshiron ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e percepton situatën aktuale politike si të jashtëzakonshme, sepse, siç tha ai, lufta me “Frontin Demokratik” ka vazhduar që nga formimi i Qeverisë.

21:10
Italia hedh poshtë “me vendosmëri” diskutimet për ndryshim kufijsh në Ballkan

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka thënë se vendi i tij hedh poshtë me vendosmëri absolute diskutimet për ndryshime kufijsh në rajonin e Ballkanit.

21:01
‘Bullgaria nuk lëshon pe’/ VOA: Dështon nisja e bisedimeve me BE-në për Tiranën dhe Shkupin

Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë sërish pengesë për një vendimarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

20:59
“Të pashpresë për Kosovën”, Vuçiç: “Ndërkombëtarët nuk do të ndryshojnë qëndrim”!

“Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës” dhe do të insistojnë për një Kosovë të pavarur me çdo kusht”, pohoi Aleksandër Vuçiç përpara ligjvënësve serbë, të cilëve u tha se “Beogradi nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Prishtinën.

20:48
Rama: 900.000 vaksinime!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar numrin e vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë.

20:38
Video shokuese/ Kamerierja në New Jersey ndjek klientët që nuk paguan, ata e marrin peng në makinë (pamjet)

Pamje të rënda të kamerave të sigurisë tregonin dje momentet kur një kameriere u mor peng dhe u sulmua nga pesë të dyshuar që ajo po ndiqte pasi nuk paguan faturën e tyre prej $70.

20:35
Denoncimi i operatorëve turistikë: Ministria na licencon, policia na gjobit!

Institucionet nuk koordinojnë me njëra tjetrën dhe ata që penalizohen janë operatorët turistik. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor i ka licensuar , ndërkohë që  Policia Rrugore i gjobit edhe pse me dokumentacionin e rregullt.

20:27
Netët e dramës shqip/ Eventi që ka nisur prej vitit 2014

Shpesh kur komentojmë dramën shqipe themi që nuk ka elementë.

20:25
Kosova lejon dasmat/ Jo më shumë se 200 persona dhe deri në orën 22.45

Pas një vit e gjysmë pezullimi të aktiviteteve, Qeveria e Kosovës në kuadër të lirimit të masave ka marrë vendim për lejimin e organizimit të dasmave.

20:19
Ashgabat shpallet qyteti më i shtrenjtë për punëtorët e huaj

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.

20:16
Po vjen vapa/ Kujdes zemrën! Mjekët: Të sëmurët të mos dalin jashtë, qëndroni freskët

Vala e të nxehtit afrikan, që është paralajmëruar këtë javë me temperatura mbi 40 gradë Celcius, riskon më së shumti pacientë me probleme kardiake.

20:12
Mbyti në gjumë gruan e tij/ Babis Anagostopoluos dërgohet në burgun e grave

Babis Anagostopoluos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie.

20:05
Covid uli lindshmërinë/ Mjekët gjinekologë hasin raste të shtuara të ndërprerjes së shtatzënive

Mbyllja për shkak të Covidit bëri që shumë të besonin se do të kishte një ‘boom’ lindjesh. Por nuk ka rezultuar kështu.

19:57
Brohorima për konkurrentët e Për’Puthen/ Qytetarët e Beratit rrethojnë të entuziazmuar furgonin

“Për’Puthen on Tour” ditën e sotme është zhvendosur në qytetin e Beratit, ku sërish nuk ka munguar atmosfera e nxehtë e pritjes së konkurrentëve.

19:55
Sulmi me armë në Sarandë/ Filmohet momenti i atentatit kundër pronarit të lokalit të njohur

Në video, duken krismat e sulmit me armë të dy personave tashmë të arrestuar që kërkuan të vrasin shtetasin Spiro Iljadhi në Sarandë.

19:38
“Një nga plazhet joniane”/ Reuters zgjedh Dhërmiun si foto të ditës

Pamja mahnitëse nga plazhi i Dhërmiut është caktuar si foto e ditës nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

19:35
PD: Ryshfeti, faji i qeverisjes/ Jorida Tabaku: Biznesi i madh paguan 6 për qind të xhiros si taksë korrupsioni

Demokratët ngrenë alarmin pas publikimit të të dhënave nga BERZH dhe Banka Botërore që e rendisin Shqipërinë perkrah vendeve Afrikane për nivelin e lartë të korrupsionit.

19:31
Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe

Rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe janë publikuar sot.

19:30
Shqipërisë nuk i hapen negociatat/ BE e shtyn marrjen e vendimit për në muajin shtator

Konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kthehet në pengesë për Shqipërinë në marrjen e aprovimit për  zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

19:27
Forcat amerikane në alarm, Rusia “fundos” aeroplanmbajtësen pranë Hawait!

Forcat amerikane janë në alarm thotë “The Sun”, pasi destrojere dhe avionë luftarakë rusë u afruan 35 milje pranë Havait, gjatë lojërave më të mëdha të luftës të organizuara ndonjëherë nga Moska që prej fundit të luftës së ftohte.

19:23
“Shkoja duke qarë çdo ditë” Gilberta tregon vështirësitë e punës si mësuese në burgun e Fierit (Fotot)

Në takimin me Ilirin, Gilberta ka treguar se ka punuar në burgun e Fierit si mësuese.

19:11
Eksperti grek i krimit: Në vrasjen e Caroline ka pasur bashkëpunëtorë, motive të tjera (fotot)

Piloti grek që pranoi vrasjen e gruas së tij mund të ketë pasur bashkëpunëtorë, thanë sot autoritetet greke teksa një video është publikuar ku Babis Anagnostopoulos shihet që mban në krahë bijën e vogël para se gruaja e tij 20-vjeçare të mbytej për vdekje.

19:10
Raporti sekret: UFO-t rrëzuan 10 raketa bërthamore në bazën amerikane!

UFO-t pretendohet të kenë rrëzuar 10 raketa bërthamore në një bazë ushtarake amerikane dhe i gjithë fenomeni global, mund të jetë nxitur pikërisht nga testet e bombës së parë atomike në vitet 1940.

19:06
“Ishte person me dy personalitete”, Iliri tregon historinë e tij të trishtë në takimin me Gilbertën (Fotot)

Në takimin me Gilbertën Iliri ka treguar disa detaje në lidhje me marrëdhënien e tij të fundit.

18:54
Takimi i ëmbël i çiftit të parë të deklaruar në Për’Puthen +40/  Iliri kap hopa Gilbertën (Fotot)

Iliri dhe Gilberta zhvilluan një takim të ëmbël në natyrë, ndërsa fjalët e bukura nuk munguan mes tyre.

18:54
Rastet e veçanta kur të famshmit morën prindërit në tapetin e kuq, duke ‘rrëmbyer’ gjithë vëmendjen

Njerëzit e famshëm shpesh shfaqen në tapetin e kuq me partnerët e tyre, por disa prej tyre pëlqejnë të sjellin nënat dhe t’ia tregojnë me krenari të gjithë botës.

18:42
Di Maio nga Kuvendi i Kosovës: Pavarësia e Kosovës element thelbësor i lirisë e demokracisë në rajon

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga ky dialog, sepse Pavarësia e Kosovës, integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim.

18:31
Ekskursionistja amerikane humb jetën nga ataku kardiak prej të nxehtit në Kenionin e Madh (fotot)

Një grua nga Ohio, SHBA që vizitonte rregullisht Kenionin e Madh të Arizonas, ka vdekur së fundmi nga simptoma të motit të nxehtë, pasi temperaturat e parkut kanë arritur në 47 gradë Celcius.

18:25
Nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ BE: Prisni Presidencën sllovene

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

18:25
Frrok Çupi në Top Talk: Berisha kur ishte President zgjodhi Kuvajtin në vend të Amerikës

Në emisionin “Top Talk”, sot u diskutua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Backer në 22 qershorin e vitit 1991 në Shqipëri.

18:22
Pritja ia paska vlejtur! Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B publikojnë “Prit pak”, i shtojnë verës një tjetër hit

Mund të themi me plot gojën se pritja për “Prit pak” nga Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B ja ka vlejtur njëqind për qind. Ashtu siç kishin lajmëruar edhe në rrjete sociale, dyshja e artistëve publikuan sot bashkëpunimin e tyre që padyshim është një tjetër hit veror.

18:15
Rikonstruksion i kabinave/ Disa zona pa energji elektrike nesër në Tiranë

Energjia elektrike do të stakohet në disa zona të Tiranës ditën e nesërme, 23 qershor pas rikonstruksionit të kabinave.

18:14
Elhaida Dani ndez atmosferën në “Festivalin e Resë” në Tiranë, sjell magjinë e këngëve shqiptare dhe italiane

Mbrëmë, në skenën e “Festivalit të Resë” në Tiranë, u ngjit një e ftuar shumë speciale, këngëtarja Elhaida Dani.

18:11
Cristiano Ronaldo nuk shet dot apartamentin në kullën Trump që bleu për $18.5 mln, as për gjysmë çmimi (fotot)

Teksa ish-presidenti amerikan Donald Trump po kalon një vit 2021 të vështirë, i bllokuar nga publiciteti dhe rrjetet sociale, duket se dhe imazhi dhe pronat e tij nuk kanë më shkëlqimin e dikurshëm.

18:11
Anglia pa Mount dhe Chilwell sonte në ndeshjen me Çekinë/ Patën kontakt me Gilmour që rezultoi pozitiv me COVID

Dyshja e Chelseat, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në takimin e Anglisë me Republikën Çeke që luhet sot në orën 21:00.

18:09
Euro 2020: UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit

Këshilli bashkiak i Mynihut donte të dërgonte një mesazh në mbështetje të personave LGBT+ në Hungari. Por UEFA e refuzoi kërkesën për të ndriçuar Arenën e Mynihut me ngjyrat e ylberit.

17:58
Qeveria e Kosovës lejon organizimin e dasmave dhe festave të tjera

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për lehtësim të mëtutjeshëm të masave kufizuese, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

17:58
Shishe qelqi uji “Cristiano Ronaldo”/ Gjesti i futbollistit frymëzon kompaninë kanadeze (Fotot)

Gjesti i Ronaldos duke larguar shishen e Coca Colës dhe mbajtur vetëm shishen e ujit, ka sjellë frymëzimin e kompanisë IKEA në Kanada.

17:40
“Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00”/ Urgjenca Mjekësore këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka këshillur të gjithë qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë kapluar vendin.