Cristiano Ronaldo nuk shet dot apartamentin në kullën Trump që bleu për $18.5 mln, as për gjysmë çmimi (fotot)

22/06/2021 18:11

Teksa ish-presidenti amerikan Donald Trump po kalon një vit 2021 të vështirë, i bllokuar nga publiciteti dhe rrjetet sociale, duket se dhe imazhi dhe pronat e tij nuk kanë më shkëlqimin e dikurshëm.

Milionerja kanadeze Suzanne Rogers u kthye shpejt nga një ikonë e stilit në vendin e saj, në të papreferuarën e shoqërisë së lartë pas një fotoje që kishte bërë me Trump në rezortin e tij të Mar-a-Lago.

Tani dëgjojmë se Cristiano Ronaldo po përpiqet të shesë apartamentin e tij luksoz në kullën Trump në New York, por dhe kjo është përfshirë nga mentaliteti i ‘linçimit të tufës’, pas rënies mediatike të Trump si i papreferuari i sistemit.

Tashmë futbollisti i Juventus që po luan me kombëtaren e vendit të tij në Euro 2020, i ka vënë veshin këshillës së fansave për të ulur çmimin duke kërkuar rreth gjysmën e çmimit të blerjes për të hequr qafe apartamentin.

36-vjeçari kishte blerë apartamentin e adresës së famshme ‘721 Fifth Avenue’ në 2015, dy muaj para se Trump të njoftonte se po kandidonte për president, kur çmimi i tij kishte arritur majat në $18.5 milionë.

Apartamenti prej rreth 1000 metër katrorë ishte listuar për shitje për vetëm 9 milionë dollarë në 2019 ndërsa së fundmi cmimi ka rënë në $7.75 milionë.

Në galerinë e mëposhtme shihen disa nga ambjentet e shtëpisë ekstravagante, për ndokënd që mund të jetë i interesuar, sipas agjencisë imobiliare të shitjeve …

FOTO GALERI
1/5
Apartamenti i Cristiano Ronaldo në kullën Trump ne New York

Top Channel