Zgjedhjet presidenciale në Francë caktohen në muajin prill të vitit 2022

22/06/2021 21:45

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë janë caktuar të mbahen në muajin prill të vitit 2022.

Media “FranceTVInfo” raportoi se raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 10 prill, ndërsa raundi i dytë më 24 prill.

Presidenti Emmanuel Macron, që u zgjodh më 14 maj të vitit 2017, përfundon mandatin e tij 5-vjeçar më 13 maj. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të kryhen para përfundimit të mandatit të presidentit.

Një njoftim zyrtar pritet pas takimit të nesërm të këshillit të ministrave.

Disa sondazhe kanë parashikuar se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ngushtë midis presidentit Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine le Pen, nga partia Mitingu Kombëtar (RN).

Partia e presidentit ‘La Republique en Marche’ (LREM) dhe RN pritet të përplasen në zgjedhjet rajonale në vazhdim. Megjithatë, të dy partitë dolën dobët në raundin e parë, i cili pa abstenim rekord të votuesve të rinj.

Raundi i dytë në 27 qershor është një moment i rëndësishëm për partinë e presidentit Macron, e cila do të vendos tonin për performancën e tij në zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa Le Pen ka deklaruar kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, Macron akoma nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Top Channel