Egjipt/ Aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orësh, 8 të plagosur

22/06/2021 21:28

Të paktën 8 persona janë plagosur nga aksidenti hekurudhor në qytetin e Aleksandrisë në veri të Egjiptit.

Administrata hekurudhore egjiptiane njoftoi se një tren pasagjerësh në qytetin e Aleksandrisë është përplasur me një lokomotivë.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 8 pasagjerë të cilët janë ndodhen në spitale.

Gjithashtu edhe mbrëmë në afërsi të qytetit Helwan në jug të Kajros, ndodhi një aksident tjetër hekurudhor ku humbën jetën 2 persona ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Në aksidentin hekurudhor më 26 mars në qytetin jugor egjiptian Sohag humbën jetën 32 persona.

Top Channel