Shpesh kur komentojmë dramën shqipe themi që nuk ka elementë.

Teatrit i mungon fjala shqip, i mungon autorësia shqip. Por, “Netët e Leximit të Dramës Shqipe” është një event që ka filluar që në 2014 dhe për shkak të pandemisë pati një ndërprerje. Kam zgjedhur të risjell për ju rikthimin re dramës së netëve shqip nëpërmjet një pjese shumë të vecantë që vjen nga Maqedonia e Veriut. “Pahintikë në ëndërr” e konceptuar nga regjisorja Rozi Kostani, do të zerë vend në “Facebook” e Teatrit Kombëtar ‘online’ të premten.

Është një ngacmues Xhebir Ahmeti me këtë vepër, të cilën e ka shkruar në ’78 dhe e boton për herë të parë ne revistën Jehona, si një përballje të parë me publikun dhe pastaj e boton në librin e tij me dy drama në ’79 dhe në ’84 vihet për herë të parë në skenë nga një ndër regjisorët më të mirë në kohës në teatrin shqiptar të Shkupit. Sigurisht vepra ka pasur bujë të madhe”, thotë Rozi Kostani.

Veçoria e veprës qëndron se ajo është edhe parashikuese. Vepra parashikon një epidemi, që do të bjerë në atë fshat e hedhur nga njeriu dhe kur përballet me makutërinë e tij për pushtet ve në dyshim edhe ekzistencën e fëmijës dhe filizit të vet.

Pahinitke në ëndërr, përveç të tërës, është dhe profetike. Në thelb ajo ka një epidemi të cilën vetë njerëzit e sjellin, nëpërmjet morrit. Simbolika është kaq therëse, sarkastike, tunduese, provokuese, për të thënë që babëzitja njerëzore është e skajshme”, shpjegon Kostani.

Teatri Kombëtar bën me dije se veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022. Megjithëse në kalendarin e tij gjithmonë drama shqipe ka qenë në pakicë ose nuk ka qenë fare pjesmarrëse.

Publiku shqiptar ka nevojë të njihet me dramaturgjinë e tij dhe një teatër kombëtar quhet kombëtar kur buron nga qëllimet dhe hallet e këtij populli, të cilat shpërfaqen në teatër. Teatri është forma më e lartë për të rritur ekzistencën dhe ekzigjencën e një populli”, shton Kostani.

Top Channel