Skena e talenteve të reja, maratona rinore ndez Elbasanin me muzikë, art dhe energji të re

27/05/2026 15:28

Një spektakël i vërtetë dhe talente të padiskutueshme. Është mbyllur Maratona Rinore 2026 në Elbasan, ku gjimnazistët treguan edhe një herë se me talentin e tyre pushtojnë skenat.

Në këtë 30-vjetor, autori dhe udhëheqësi artistik kujton sa emra të njohur të skenës kanë dalë nga kjo maratonë.

Pas një interesi të jashtëzakonshëm, Qendra e Artit Elbasan vendosi që aktiviteti të zhvillohej në Pallati i Sportit Elbasan, ku më shumë se 2 mijë të rinj mbushën sallën.

Por Maratona Rinore 2026 e Elbasanit nuk ka zbuluar vetëm këngëtarë. Ajo ka qenë skena e çdo talenti. Alesia Kasa pushtoi skenën me zërin e saj, ndërsa është mirënjohëse që po shkon drejt realizimit të një ëndrre.

Të rinjtë sfiduan veten dhe njëri-tjetrin në këngë, aktrim, modeling etj., duke gjallëruar me energjinë e tyre Teatri Skampa në Elbasan.

Top Channel