PD: Ryshfeti, faji i qeverisjes/ Jorida Tabaku: Biznesi i madh paguan 6 për qind të xhiros si taksë korrupsioni

22/06/2021 19:35

Demokratët ngrenë alarmin pas publikimit të të dhënave nga BERZH dhe Banka Botërore që e rendisin Shqipërinë perkrah vendeve Afrikane për nivelin e lartë të korrupsionit.

Tabaku: Është fatkeqësi që korrupsioni ndër biznese të vogla është rritur dhe e matur në vlerë reale bizneset sot paguajnë 3 përqind të xhiros si taksë për korrupsionin .Këto shifra për korrupsionin e bizneseve konfirmohen edhe nga shifrat e bankës botërore që 36 përqind e bizneseve sot paguajnë një takse korrupsioni. Është shqetësuese sepse korrupsioni po kthehet në një normalitet ndër bizneset dhe është një taksë që krahas fiskalizimit që do të fillojë në mesin e korrikut rëndon pjesën më të madhe të bizneseve duke rezultuar në 60 biznese të mbyllura çdo ditë në Shqipëri.

Jorida Tabaku është e bindur se kjo situatë është rezultat i vendimeve të qeverisë në 8 vitet e fundit që sipaj saj i hapi rrugë kapjes së shtetit.

Tabaku: Ky është vizioni që ka qeveria, rritja e korrupsionit në nivele të tilla për biznesin e vogël është thjesht fakti që në administratë publike punësohen militantë, të cilët paguajnë para për vendin e tyre të punës, për të mbajtur pushtetin. Pra janë të gjitha të lidhura zinxhir me njëra tjetrën. Nëse për biznesin e vogël paguhet 3 përqind i xhiros si taksë korrupsioni, për bizneset e mëdha sot është e pranuar po nga të njëjtat reporte që pothuajse 6 përqind e xhiros paguhet si taksë për të marrë një projekt, një tender ose një koncesion.

Renditjen e Shqipërisë në vendin e dytë në botë për nivelin e korrupsionit e denoncoi publikisht edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Top Channel